Bekim Haxhiu nga PDK kërkon nga ministri Vitisë të informojë me shhumë qytetarët për furnizimin me vaksina

Refuzimi i kryeministrit Kurti, për të mos iu përgjigjur deputetëve të opozitës është shantazh e kërcënim, tha deputeti, Bekim Haxhiu

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka thënë se refuzimi i kryeministrit Albin Kurti për t’ iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve të opozitës është tendencë për shantazh dhe kërcënim. Deputetët nuk i nënshtrohen asnjë mandati,  por kjo është përpjekje e kryemashtruesit, Albin  Kurti, për t’i ikur  përgjegjësisë para deputetëve, kur ata adresojnë skandale, e në veçanti skandalin me rezervat shtetërore, hajninë me energjinë elektrike  por edhe rritjen e konsumit. Duhet ta kuptojë që ky kryeministër dhe çdo kryeministër që në mandatin e tyre, deputetët nuk i nënshtrohen asnjë mandati detyrues sipas Kushtetutës së Kosovës e as me kërcënime e me shantazhe të tilla, deputetët nuk mund të nënshtrohen sepse e kanë votën e tyre. Ju e dini që PDK-ja e opozita që nga fillimi kanë votuar marrëveshjet ndërkombëtare e grante tjera në vlerë 360 milionë euro, por që për shkak të sanksioneve nga BE-ja e Amerika, këto mjete nuk po mund të shfrytëzohen dhe cila është logjika që të krijohen obligime financiare ndërkombëtare e të qëndrojmë nën sanksione”, ka pyetur deputeti, Bekim Haxhiu.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, foli për rëndësinë e bazës ushtarake, Bondsteel, në marrëdhëniet Kosovë-Amerikë

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka deklaruar se vendosja e bazës ushtarake amerikane Bondstill në …