Mrika Trumshi: 45 vjet sot nga Mirdita Fest Folk 1978, dhe unë Ditëlindjen e “Xhamadanit të Mic Sokolit” s’mundem me e harru kurrë

45 vjet sot nga Mirdita Fest Folk 1978 ,,,,,, Dhe unë Ditëlindjen e “Xhamadanit të Mic Sokolit” s’mundem me e harru kurrë , s’mundem , sepse “ditëlindja ime në skenë” ngelet pikërisht tek kjo këngë , ashtu siç nuk mundem me i harru emocionet e pafundme në tërësi të atij festivali , ,,,, Mirdita për herë të parë dhe të fundit vlersohet me Çmimin e Madh , të papërsëritshem deri më sot,,,,,,,Si na priti Gjirokastra , si u ndez kalaja nga Kenga Mirditase , si na priti i gjithë qyteti kur u kthyem , çfarë jehone mori Grupi i Mirditës , jo në Shqiperi, por në gjithë trojet ku flitej shqip , a është përsëritur ma ky nivel vlersimi në tërësi si grup ,,,,,, Padyshim që jo !! Gëzuar pra kolegë të mi , pjesëmarrës të atij festivali ,,,,E pata thënë që vitin e kaluar , a mundemi që të mendojmë për herë të parë diçka ndryshe , një organizim të atij grupimi , sado modest , sado thjeshtë , qoftë një kujtim për veten tonë, por ama do të ishim të gjithë bashkë , që nga Z Bardhok Sulejmani, Regjisori , Koreografja , ose më drejt , duke filluar nga drejtuesit e deri tek ne që e preknim atë skenë per herë të parë , ,,,, Do ishte vertetë shumë bukur !!! E kam menduar prej kohësh , por u ndjeva ne siklet , sepse nuk më takonte mua që ta nxisja diçka te tillë ,,,,,,Nuk kam pse t’i jap vetes “fallsitet ” , kur isha veçse një prej jush , ashtu siç jam edhe sot,,,,,,,Asnjeherë nuk e kam pa veten veçmas nga ju ne këtë rrugëtim ,,,, Megjithatë e them me bindje , që ngelet nga eventet më të shënjuara në Historinë e Perfaqsimit në Nivel Kombëtar, jo vetëm të Ansamblit *Mirdita * , por në tërësi të Kulturës Mirditore,,,,,,Unë e kam respektuar privatisht çdo vit 6 Tetorin ,ashtu siç mund të duhet fort dhe të respektohet një ditëlindje e bukur,,,, Një ditëlindje e bukur , jo sepse je “Xhamadani Im”, por sepse ishe dhe mbete “Xhamadani i Mic Sokolit” , “Xhamadani i Trimnisë”, që nga Bedenat e Kalasë Gjirokastrite ,,,, e deri tek Kulla e Shkrumbuar e Jasharajve ne Drenicën e Lavdishme te Historise ,,,, Askush nuk e ndjeu ndoshta , sepse askush nuk bani za, kur në hapjen e festivalit te sivjetem 2023, Grupi i Gjirokastres ne pershendetje , edhe pse 45 vjet, do të kishte këtë Refren te Vetin :
” Në Sofren e Kenges
Ku shpaloset fustanella
” Xhamadanin e Mic Sokolit
Shqipja do e kendojë ngahera ” ,,,,
S’ka gjë , s’ka gjë që nuk e keni kuptu, se çfare kishte ne brendesi kjo kenge polifonike, por mua kurrë nuk do më shpetonte kjo permallje, edhe pse po e shikoja kete radhe vetem nga televizori,,,, ,,,,
Kënga Ime , Kenga e Mirdites , perveç Krijuesit të Madh , Gjoke Beci , ,i pari që te qendisi me germa ari , i pari që ashtit tan i fali skalitje te perjeteshme , tjeter kush, nuk di , jo , jo , nuk di që të të ketë dasht ma fort se unë ,,,, Për me dasht duhet edhe loti, edhe netet pa gjumë , edhe dilemat në heshtje , edhe zhgenjimet ,, pse-të e pafundme , qe nuk du me u marr me to , por në fund, per ta vulos me lumturimin e suksesit , te atij suksesi, qe kurre nuk kisha mund me e parafytyru , ,, ,,,,,Dhe unë i kam përjetu të gjitha ,,,,,,, Respekt dhe mirënjohje për *Grupin Legjendë të Burrave të Mirditës*, respekt pafund dhe mirënjohje për gjithë ju , Ansambli Im i Mrekullueshem , sot ” Mjeshter i Madh ” , të gjithë ju kolegë të mi , pjesëmarres të atij festivali !!! Gëzuar dhe vetem suksese !!👋👋
Të gjitha reagimet:

Ti dhe 3 të tjerë

Kontrolloni gjithashtu

Pas publikimit rezultateve të regjistrimit të popullatës në Maqedoni, Ali Ahmeti ka thënë se ky fakt është pasqyrë reale e gjendjes faktike

Ali Ahmeti do të fitojë në zgjedhje, me vlera, merita, me nder e respekt, me besë, trimëri, dinjitet e burrëri

Me shokun tim të idealeve, Ismet Sylejmani,  për pak “jam koritë”, por shpëtova nga durimi dhe …