Pas Dritan Goxhajt edhe veterani i UÇK-së, Sabit Jonuzi është arrestuar nga Gjykata Speciale, për gjoja pengim të drejtësisë

Avokati,  Kushtrim Bytyçi, ka bërë të ditur se veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sabit Jonuzi, është arrestuar dje nga Gjykata Speciale. Ai ka sqaruar se Sabit Jonuzi më parë ishte intervistuar në bazën e EULEX-it, në Fushë-Kosovës dhe më pas ishte liruar. Ndërkohë policët e kishin arrestuar  në shtëpinë e tij,  të cilën hetuesit e Prokurorisë së Gjykatës Speciale  e kishin bastisur qysh në muajin maj të këtij viti, me ç’ rast,  ia kishin  konfiskuar edhe telefonin. Avokati ka njoftuar se luftëtari i lirisë dhe veterani i UÇK-së, Sabit Jonuzi  tashmë ndodhet në paraburgim, në Hagë. Ky është rasti i dytë, i arrestimit,  për gjoja pengim të drejtësisë, pas arrestimit të Dritan Goxhajt, disa  muaj më parë.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …