Ristuccia: Gjithçka që lidhet me situatën e sigurisë në Kosovë, duhet të bëhet në koordinim me forcat paqeruajtëse të KFOR-it

Ristuccia: Prania e trupave të KFOR-it në, Banjskë të Zveçanit, ka penguar përshkallëzimin në një gjendje edhe më të rëndë

Prania e trupave të KFOR-it në Banjskë ka penguar  përshkallëzimin në një situatë edhe më të rëndë, ka deklaruar komandanti i KFOR-it në largim, Angjelo Mikele Ristuccia. Ai ka rrëfyer se  ishte në kontakt të rregullt me ​​të gjithë kolegët përkatës, përfshirë EULEX-in, përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës dhe Organizatat e Sigurisë së Kosovës, si dhe me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë. Ristuccia në krye të KFOR-it do të zëvendësohet nga gjenerali turk Ozkan Ulutash, dorëzimi i detyrave është planifikuar për më 10 tetor dhe komandanti aktual i KFOR-it thekson se Kosova dhe Serbia duhet t’i kthehen dialogut. I pyetur nëse KFOR mund të kishte bërë më shumë në Banjskë dhe nëse ngjarje të ngjashme mund të përsëriten në të ardhmen, si dhe nëse KFOR merr pjesë në hetimet e ngjarjeve në Banjskë, Ristuçia tha: “Pas sulmit ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë, Policia e Kosovës ka ndërhyrë si reaguese e parë, duke reaguar në përputhje me përgjegjësitë e veta ligj-zbatuese. Prania e trupave të KFOR-it në atë zonë ndaloi që ngjarjet të eskalojnë në një situatë më të rëndë. Kam qenë në kontakt të rregullt me ​​të gjithë kolegët e mi relevant, përfshirë EULEX-in, përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës dhe organizatave të sigurisë së Kosovës, si dhe me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Serbe”, tha ai për Kosovo-Online.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …