Fatmir Limaj

Fatmir Limaj: Qeveria Kurti kur erdhi në pushtet thoshte se dialogun e ka prioritet të shtatë, ndërsa tani po merret vetëm me të

Kryetari  i Nismës, Fatmir Limaj, ka deklaruar për mediet se çështja e Asociacionit nuk është futur në rendin e ditës në bisedime, pasi nuk ka ardhur ende pajtimi për njohje. Kosova e ka lëshuar këtë pozicion dhe ky është një gabim fatal. Miroslav Lajçakun  si ndërmjetësues në tavolinën e bisedimeve, e kemi pasur  edhe ne, por  nuk jemi pajtuar për gjithçka. Prandaj Asociacioni nuk ishte  futur në rendin e ditës, sepse ende nuk kishte ardhur pajtimi për njohjen. Dhe tri vjetët e fundit, Kosova e ka lëshuar këtë pozicion, ky është gabim i madh, fatal, sepse fatkeqësisht këta të Vetëvendosjes menduan se çdo punë  duhet ta nisnin vetë, nga e para. Limaj saktësoi  se qeveria kur ka ardhur në pushtet ka thënë se dialogun e ka prioritet të shtatë, ndërsa tani po merret vetëm me të. Qe tri vjet Kosova veç me dialog merret, dhe jo se  është kthyer  në prioritet të parë, por ky është edhe i  vetmi”, ka saktësuar Fatmir Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kriminelët serbë

Gjykata Themelore në Prishtinë, i ka caktuar një muaj paraburgim serbit J.SH, për veprën penale krime lufte kundër shqiptarëve

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka caktuar masën një muaj paraburgim ndaj serbit J.SH, …