Gjatë një sulmi nga ajri, mbi një akademi ushtarake, në provincën Homs të Sirisë, u vranë 100 kadetë dhe morën plagë 240 të tjerë

Gjatë një sulm nga ajri, në një akademi ushtarake në provincën Homs të Sirisë,  u vranë 100 kadetë dhe morën plagë  240 të tjerë. Ishte një nga sulmet më të përgjakshme ndonjëherë kundër një ushtrisë siriane dhe i paprecedentë në përdorimin e dronëve të armatosur në një vend që është përballur me 12 vjet luftë civile. Ministria e mbrojtjes dhe e jashtme e Sirisë u zotuan se do të marrin masat për këtë sulm të përgjakshëm. Forcat qeveritare siriane bombarduan zonën e Idlibit të kontrolluar nga opozita gjatë gjithë ditës. Ministri i mbrojtjes i Sirisë mori pjesë në ceremoninë e diplomimit, por u largua disa minuta para sulmit. Disa prej trupave po digjeshin dhe disa të tjerë ishin ende në flakë. Konflikti i Sirisë filloi me protesta kundër presidentit Bashar al-Assad në vitin 2011, por u shndërrua në një luftë gjithëpërfshirëse që ka lënë qindra mijëra të vdekur dhe miliona të zhvendosur. Ushtria siriane është shkatërruar nga luftimet dhe është mbështetur ushtarakisht nga Rusia dhe Irani, si dhe nga luftëtarët e mbështetur nga Teherani nga Libani, Iraku dhe vende të tjera. Assad rifitoi pjesën më të madhe të vendit, por një pjesë në veri në kufi me Turqinë ende është në kontroll nga grupet e armatosura të opozitës.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …