Autoritetet e Kremlinit në Rusi bënë të ditur se kanë filluar tërheqjen e paqeruajtësve nga Karabaku i Azerbajxhanit

Autoritetet e Kremlinit, në Rusi,  bënë të ditur se kanë  filluar tërheqjen e paqeruajtësve nga Karabaku. Ishte një kontingjent i dërguar në rajon pas konfliktit të vjeshtës së vitit 2020 në rajonin jugor të Kaukazit. Paqeruajtësit rusë çmontuan postet e përkohshme të vëzhgimit përgjatë ish-linjës së kontaktit në rrethet Askeran, Aghdara dhe Shusha të Azerbajxhanit.  Ndërkohë, kontaktet me Azerbajxhanin dhe përfaqësuesit e popullsisë armene të Karabakut vazhdojnë për të parandaluar gjakderdhjen dhe për të garantuar sigurinë dhe respektimin e ligjit humanitar në lidhje me civilët, shtoi ministria. Asnjë shkelje e regjimit të armëpushimit në zonën e përgjegjësisë së kontingjentit paqeruajtës rus nuk u regjistrua gjatë ditës”, thuhet tutje. Në një deklaratë të veçantë, kryetari, Vladimir Putin tha se paqeruajtësit rusë në Karabak kanë vetëm një të drejtë, dhe ajo është  të monitorojnë pajtueshmërinë e palëve me armëpushimin. Putin saktësoi se kur Armenia e njohu Karabakun si territor të Azerbajxhanit, Baku ngriti pyetjen për praninë e mëtejshme të kontingjentit paqeruajtës. (AA)

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu kritikon ashpër Avni Deharin: “Po luan rolin e defatores së Kurtit dhe Haxhiut”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj kryesuesit të seancës …