Brickos

Regjistrohet janari më pak i ftohtë nga koha që kanë filluar të regjistrohen temperaturat në tokë

Administrata Kombëtare për Oqeane dhe Atmosferë ka bërë të ditur se muaji janar i këtij viti ka qenë janari më pak i ftohtë nga koha që kanë filluar të regjistrohen temperaturat në tokë. Ekspertët kanë tërhequr vërejtjen se kjo është pasojë e ngrohjes globale që po vazhdon me një ritëm të përshpejtuar. Administrata Kombëtare për Oqeane dhe Atmosferë po ashtu ka njoftuar se temperatura mesatare në tokë dhe sipërfaqe të oqeaneve gjatë janarit të fundit, ishte më e larta në 141 vitet e regjistrimit të klimës, duke tejkaluar mesataren e shekullit të XX-të që ishte 12 gradë Celsius, me 1.14 gradë C. Rusia, Skandinavia dhe Kanadaja Lindore përjetuan kushtet dramatike më të ngrohta se zakonisht – në disa nga këto rajone, temperatura është rritur për të paktën pesë  gradë Celsius, mbi mesataren. Shkencëtarët në Qendrën Kombëtare të Informacionit mbi Mjedisin, gjithashtu parashikuan se bazuar në analizat statistikore, viti 2020 ka të ngjarë të renditet në pesë vitet më të ngrohta me temperatura rekorde.

 

Kontrolloni gjithashtu

Sot, Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë në fshatin Berishë, e vizitoi, një delegacion i Zvicrës nga komuna Meyrin e Gjenevës

Sot, Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë në fshatin Berishë, e vizitoi, një delegacion i Zvicrës nga komuna Meyrin e Gjenevës

Sot, në Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë,  në fshatin Berishë, qëndroi  për një vizitë, …