Euro

Remitencat në Maqedoni deri në një miliard e dy qind mijë euro

Banorët e Maqedonisë, që punojnë jashtë vendit, sivjet nuk u kanë dërguar para familjarëve të tyre as sa kishin dërguar  vitin e kaluar, mirëpo shuma për nëntë muaj është mbi një miliard euro, e cila ka  arritur në vend në kanale legale dhe jo formale.  Banka Popullore në këtë statistikë, përveç parave që kanë arritur prej jashtë në llogari të të afërmve të tyre, në Maqedoni, i llogaritë edhe devizat për të cilat banorët e Maqedonisë në kursimore i marrin në denar. Në periudhën prej nëntë muajsh në Maqedoni gjithsejtë janë dërguar rreth  1 miliard e 107 milion e 300 mijë euro. Në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, në Maqedoni nga mërgimtarët janë dërguar 1 miliard e 94 milion e 800 mijë euro. Banorët e trevave shqiptare në Ballkan pjesën kryesore të të ardhura për ekzistencë e sigurojnë nga të afërmit e tyre që jetojnë e punojnë në vendet perëndimore. (Tetova Sot)

Kontrolloni gjithashtu

Aida Dërguti: Nuk do të jem pjesë e asnjë liste zgjedhore në zgjedhje por se do të votojë për kandidatët e PSD-së

Aida Dërguti: Kurtit nuk i konvenon të zbatojë Marrëveshjen e Ohrit në prag të zgjedhjeve

Ish deputetja, Aida Dërguti ka shprehur mendimin se kryeministri Albin Kurti nuk është i interesuar …