Në një njoftim për medie nga Nisma për Kosovës, lidhur me procesin e zgjedhjeve në Drenas thuhet se në shkollën fillore, “Luigj Gurakuqi”, në Sankoc, drejtori i kësaj qendre të votimit doli kohë pas kohe nga shkolla, duke kontaktuar me grupe të qytetarëve. Lëvizjet e tij janë të dyshimta dhe në kundërshtim me përgjegjësitë që ka si menaxher i qendrës së votimit. Po ashtu, edhe në shkollën “ Xheladin Gashi-Plaku“, në Komoran, kemi situatë të njëjtë, ku menaxheri i qendrës së votimit është duke qëndruar jashtë qendrës dhe është duke ua imponuar qytetarëve votues se për kë duhet votuar. Dega e Nismes për Kosovën në Drenas i bën thirrje edhe prokurorit të shtetit të fillojë sa më parë të merret më këto raste, që po përsëriten vazhdimisht që nga mëngjesi. Në Llapushnik vëzhguesit e PDK-së po bëjnë presion ndaj votuesve. Dega e NISMA për Kosovën në Drenas, reagon edhe në lidhje me rastin që është duke ndodhur në Llapushnik, në shkollën fillore “Hasan Prishtina”, një vëzhgues i PDK-së, është duke dalë jashtë objektit të qendrës së votimit, dhe po bashkëbisedon me qytetarët që janë duke pritur për të votuar. Nisma gjatë tërë kohës është ankuar për rrjedhën e votimeve.
Kontrolloni gjithashtu
Vladimir Putin: Perëndimi do të përballet drejtpërdrejt me Rusinë, nëse lejon Ukrainën të sulmojë territorin rus me armët e tyre
Presidenti rus, Vladimir Putin, paralajmëroi se Perëndimi do të përballet drejtpërdrejt me Rusinë nëse lejon …