Remzi Nazmi Demolli (20.7.1965-27.12.1998)

Remzi Nazmi Demolli (20.7.1965 – 27.12.1998)

Fshati Kastrat (ish – Obrançë) dallohej për aktivitete politike gjatë historisë, e sidomos në kohën e Luftës së Dytë Botërore, ku nga ky fshat ishte numër i madh i luftëtraëve të dalluar të cilët u dalluan në luftë për mbrojtjen e kufirit nga çetnikët serbë. Njëra ndër këto familje të dalluara është edhe familja Demolli. Në odën e kësaj familje shumë herë u tubuan atdhetarët të cilët diskutuan për çështje të rëndësishme kombëtare, e veçanërisht për lirinë e atdheut. Në odën e Rrahim Demollit, vëhen themelet e NDSH-së për Rrethin e Llapit. Njëri ndër themeluesit ishte axha i Remziut, Ibrahim Demolli. Por në këtë tubim shprehu gatishmërinë e tij edhe gjyshi i Remziut, Rrahimi të ndihmojë NDSH dhe u inkuadrua që të kryejë punë ilegale në kuadër të organizatës. Në këtë familje të njohur përparimtare dhe të ndjekur kohë të gjatë nga pushtuesi, më 20 korrik 1965 u lind dëshmori i kombit Remzi Demolli.

Nazmi Demolli, babai i dëshmorit ishte martuar me Naxhie Rekaliun nga Gegaj (ish – Dobratin), motër e atdhetarit të njohur Xheladin Rekaliu. Ata gjatë jetës bashkëshortore patën pesë djem e dy vajza (Ramadani, Ismeti, Mehdiu, Remziu, Selvetja, Elfetja dhe Rrahimi).

Remziu,shkollën fillore e kreu në Besianë në shkollën “Shaban Shala”, të mesmen gjimnazin “Aleksandër Xhuvani” (ish – “8 Nëntori”) po ashtu në Besianë. Pastaj studioi në Fakultetin Filologjik në Prishtinë në degën e gjuhës angleze.

Remziu si i ri ishte edukuar me ide kombëtare. Këto i mori jo vetëm nga familja e tij, por edhe nga daja i tij Xheadin Rekaliu, i cili ishte njëri ndër organizatorët dhe pjesëmarrësit e demonstratave të vitit 1968 jo vetëm në Llap por edhe më gjerë, si dhe i dënuar politik. Në demonstratat e vitit 1981 Remziu ishte në mesin e demonstruesve në Besianë. Si student përjetoi shkeljen e të drejtave të shqiptarëve, prandaj në demonstratat e vitit 1988/ 1989 bëhet edhe më aktiv. Në kohën kur pushtuesi serb mbylli shkollat shqipe, ai me vendosmëri dhe vullnet filloi të punojë në ruajtjen dhe ngritjen e arsimit shqip. Në arsim punoi që nga viti 1992 deri në vitin 1998, në shkollën fillore “Shaban Shala” të Besianës, në shkollën “Ali Hadri” në Kastrat (ish – Obrançë) si dhe në paralelet e kësaj shkolle në Lkenas (ish – Peran) dhe Katunishtë.

Remziu ishte një aktivist i palodhur në të gjitha sferat. Ndihmonte të gjithë ata që kishin nevojë për ndihmë madje ai në shumë arste të varfërit i ndihmonte me gjëra ushqimore edhe nga shtëpia e tij. Ai në hap me kohën iu përgjigj rrethanave që u krijuan në Kosovë, e veçanërisht në Llap. Së bashku me shokët, dha një kontribut të çmuar rreth shtrirjes së UÇK-së në këto anë, në dërgimin e rekrutëve.Veçanërisht rol të madh ka luajtur në shërbimin informativ. Një kohë ishte në Buricë ku ishte rreshtar në radhët e UÇK-së por që më vonë kthehet në Kastrat për të marrë detyra të reja në luftë për çlirimin e vendit. Ndër bashluftëtarët më të ngushtë të Remzi Demollit ishin Kadri Qerimi (dëshmor i kombit), Sahit Uka, Naser Hoxha, Agron Jashari, Jetullah Kastrati (dëshmor i kombit), Ramë Zhegrova etj. Nga 24 -28 dhejtor 1998 në Llap është zhvilluar njëra ndër betejat më të njohura ndërmjet forcave të UÇK-së dhe forcave ushtarake, policore e paramilitare serbe. Kjo betejë është e njohur si Beteja e Lalpashticës. Në realitet beteja u zhvillua në një territor më të gjerë, duke filluar nga Vendenisi (Gllamniku) e deri në Kastrat (Obrançë). Këto ditë ishin ditë dimri me acar të madh dhe një mjegullë e cila kishte mbu- luar Luginën e Llapit. Forca të shumta ushtarake, policore e paramilitare serbe me pajisje moderne të blinduar nga drejtime të ndryshme të vendqëndrim eve të tyre, lëviznin drejt pozicioneve të UÇK-së. Moti që mbretëronte ishte edhe një pengesë shtesë për ushtarët e UÇK-së, të cilët me orë të tëra qëndronin në pozicionet e tyre të mbushura me ujë e akull që vështirësonte lëvizjen e tyre. Pavarësisht kësaj, luftëtarët e lirisë ishin në gjendje të lartë morale e ushtarake. ZOLL-i ishte në nivelin më të lartë të organizimit, të gatishmërisë dhe komandimit. Ishte bërë shtrirja dhe mbulimi i vijës, ëpozicioneve perndimore të ZOLL-it me luftëtarë të gatshëm për ballafaqim me armikun. Armiku kishte ndërmarr ofensivë me numër të madh forcash të kombinuara policore, ushatrake e paramilitare.

Ata kanë përdorur armatime të kalibrave të ndryshëm dhe makineri të blinduar. Në këtë betejë ZOLL-it iu kundërvu armikut me pjesatrë të Brigadave 151 dhe 152, njësia speciale e zonës dhe bateria e topave pa dridhje 76 mm. Po ashtu ishin të gatshme të përballen me armikun edhe njësiti i Rrevuçit, Fierishtës (Sylevicës), Kastratit (Obrançë) e Katunishtës si dhe njësitet vëzhguese. Më 24 dhjetor rreth orës 7 filloi beteja me sulmet e faorcave serbe nga tri drejtime: Tabet e Llapashticës, Kastrat(Obrançë) dhe Vendenis (Gllamnik). Forcat serbe kishin planifikuar që me sulme të rrufeshme të depërtonin në Tabe të Llapashticës, e pastaj të marshojnë drejtë komandës së ZaLL-it që ishte në fshatin Llapashticë e Epërme. Sulmi në drejtimin e Kastratit dhe Katunishtës ndërmerrej me qëllim të ndarjes së njësiteve të brigadës 152 nga komanda e ZaLL-it.

Gjithashtu, sulmi mbi Vendenis kishte për qëllim largimin e forcave të UÇK-së të pozicionuara afër magjistrales Besianë – Prishtinë, si dhe të bëjnë ndarjen e forcave të brigadës 151. Armiku tentonte bashkimin e forcave të tij nga dy krahët për të bërë rrethimin e komandës së ZOLL-it.

Në këto luftime në Vendenis bien dëshmorë Avni Selmani dhe Fatmir Selmani ndërsa palgosen Avdyl Cakiqi e Naim Selmani. Kurse në luftimet që u zhvilluan në Tabet e Llapashticës bien dëshmorë Isë Havolli, Ismet Dërguti, Lulzim Jashari, Skënder e Miftar Zejnullahu, Bajrush Murati.

Gjatë këtyre luftimeve armiku pësoi humbje materiale, teknike si dhe në njerëz. Forcat serbe në orët e mbrëmjes duke vërejtur se ishin duke u rrethuar u detyruan të tërhiqen.

Forcat serbe në ditët në vazhdim tentuan të depërtojnë drejt pozicioneve të UÇK-së, por gjithnjë detyrohen të tërhiqen. Luftime të ashpëra vazhdiuan të zhvillohen më 27 dhjetor 1998, kur forcat serbe ndërmorën sulme në pozicionet e UÇK-së, në pozicionet e njësiteve në Kastrat. Luftimet kishin filluar rreth orës 12. Forcat policore të mëbështetura nga ato ushtarake që bombardonin pozicionet e UÇK-së, ndërmorën një sulm të shpejtë në drejtim të UÇK-së, por u zmbrapsën të dëmtuar. Gjatë këtyre luftimeve, nga granatimet ra luftëtari Jetullah Kastrati dhe u plagos për vdekje Remzi Demolli. Remziu ndonëse ishte dërguar në spitalin e Prishtinës nga plagët e marra nuk i përballoi operacionit dhe pas disa orëve fitoi përjetësinë. U varros më 29 dhjetor, me nderime të larta në varrezat e fshatit Kastrat.

Varrimi i tij u bë pikrisht në ditën kur vajza e tij kishte ditlindjen e tretë. Remziu ishte i martuar me Fadilete Muçollin nga Prishtina dhe pas vetes la dy vajza Bukurezën dhe Doruntinën. Pas luftës familja e dëshmorit është nderuar me mirënjohje nga Ministria e Mbrojtjes e Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, nga SHP i UÇK-së, po ashtu nga SHP i UÇK-së të ZOLL-it, nga shoqatat e luftës së UÇK-së si dhe nga Universiteti i Prishtinës. (M. K.)

Kontrolloni gjithashtu

Fejzullah Sokol Graiçevci (22.1.1951 - 19.4.1999)

Fejzullah Sokol Graiçevci (22.1.1951 – 19.4.1999)

Fejzullahu ishte djali i Sokol e Vahide Graiçevcit. Lindi më 22 janar të vitit 1951, …