Remzi Ramë Gllareva (4.5.1956 – 30.4.1999)

Remzi Ramë Gllareva (4.5.1956 – 30.4.1999)

Dëshmori i kombit, Remzi Ramë Gllareva ka lindur më 4 prill të vitit 1956 në fshatin Vërbovc të komunës së Drenasit. Ai ka lindur një vit pas aksionit të dhunshëm të Serbisë në Kosovë e me insistim të veçantë, në Drenicë në pretekstin e kërkimit të armëve.
Ka mbaruar shkollën e Mesme teknike dhe me profesion ka qenë mekanik i dalluar në ngasjen e ekskavatorëve por edhe makinave të tjera. Ishte i dalluar si punëtor i madh dhe i lidhur tej mase më atdheun sa që një herë të afërmit e tij, që jetonin e punon në diasporë i kishin sugjeruar që edhe ai të shkonte te ata, më shumë vendosmëri kishte thënë që më ma sjell aeroplani në oborr për të me marr nuk vij, nuk e lëshojë Kosovën sa të jam gjallë.
Remziu kontaktet e para më ilegalen patriotike të kohës i kishte realizuar në fillim të viteve të 90-ta.
Por veprimtaria atdhetare kishte filluar më pjesëmarrjen e tij në demonstratat gjithë popullore dhe manifestimet kundër pushtuesit duke filluar nga viti 1981, 1983, 1988, 1989 dhe 1990 si në Prishtinë, Drenas, Skenderaj dhe qytete të tjera. Për veprimtarinë e tij liridashëse ai ka qenë në shënjestër të armikut dhe i përndjekur, por asnjëherë nuk ka qenë i burgosur. Ndërsa kontaktet e para më Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës i ka bërë në vitin 1997 menjëherë pas daljes publike të faktorit të qëndresës dhe shpresës për liri. Pjesëtar i saj më inkuadrimin e tij të plotë është bërë në fillim të vitit 1998. Për herë të parë ka qenë i vendosur në pikën e fshatit Tërstenik, që tani më shumë krenari quhet Qëndresë.
Ai ka qenë pjesë e grupeve të para të luftëtarëve të lirisë që kanë kaluar kufirin shqiptaro-shqiptar më qëllim të stërvitjes për luftime më të specializuara dhe furnizimit më armë e municione. Remziu ka marrë pjesë në luftimet në fshatin Verbovc, Shtuticë, Lubavec si dhe në betejën e Grykës së Llapushnikut, në të cilën pjesëtarët heroikë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kish arritur ta merrnin nën kontroll rrugën regjionale Prishtinë – Pejë që shënonte edhe krijimin e zonave të para të lira të kontrolluara nga UÇK-ja si dhe ku do ku ka kërkuar mobilizim dhe reagim komanda e Brigadës 114 “Fehmi Lladrovci” e Zonës Operative të Drenicës. Bashkëluftëtarët e tij kanë qenë Ajet Rukiqi, Shaip Gllareva, Adem Kastrati dhe shumë të tjerë.
Remzi Gllareva ka rënë dëshmor në luftimet e fshatit Vërbovc më datën 30 prill të vitit 1999, pak ditë pas fillimit të bombardimeve të NATO-s mbi caqet e policisë dhe ushtrisë serbe dhe një ditë pas sulmit mbi Feronikel dhe këta të fundit si shenjë hakmarrje kishin ndërmarr një ofensivë të shkallës së gjerë kundër popullatës civile, pozicioneve të UÇK-së dhe shqiptarëve përgjithësisht.
Është për t u veçuar momenti i përjetësisë së Remziut ai në mes të breshërive të plumbave që vinin nga të gjitha anët në luftë më forcat serbe, ishte nisur për ta shpëtuar djalin e tij, Artonin. Ai arrin ta thyejë rrethin në luftime të furishme por e kupton që djali i tij nuk është aty dhe në rrugën e kthimit në pozicionet fillestare e kupton se djali Artoni ishte vrarë, ndërsa në luftimet që vazhdonin pa ndërprerë Remziu bie në altarin e lirisë në malin e Shkozës, në Vërbovc.
Fillimisht është varrosur në arat e fshatit ndërsa pas luftës është rivarrosur në fshatin Polac në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit. Tani trupi i tij pushon në Kompleksin Memorial, në Marinë të Skenderajt, ku janë të varrosur pothuajse të gjithë dëshmorët e Zonës Operative të Drenicës.
Për kontributin e tij në luftën çlirimtare fjalë më meritore flasin të gjithë bashkëluftëtarët e tij të cilët përulësi e nderojnë për gjithë jetën dhe veprën e tij atdhetare. Pas çlirimit të atdheut në vend rënien e tij i është ngritur një pllakë përkujtimore. Gjithashtu emri i tij është i skalitur edhe në Memorialin e dëshmorëve në Marinë.
Një rrugë në fshatin Vërboc e mban emrin Remzi Gllareva.
Familja Gllareva ka marrë mirënjohje nga Komuna e Drenasit, Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve, Organizatat e Dala nga lufta e UÇK-së. Ndërsa në shënim të ditëve të Epopesë së UÇK-së në vitin 2018 nga kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi i është ndarë urdhri “Hero i Kosovës”. Ai ka qenë shtathedhur, i qetë, vizionar dhe atdhedashës, përherë i pa kursyer për çështjen kombëtare. Vazhdimisht thoshte se pa sakrificë nuk ka liri dhe për lirin e Kosovës duhet të sakrifikohemi. Për të janë botuar por edhe ekzistojnë dorëshkrime nga bashkëluftëtarët e tij. Remziu pas vetës ka lënë gruan dhe katër fëmijë të cilët tashmë janë rritur dhe punojnë e jetojnë më krenari. Ndërsa nipi i parë i lindur në familjen Gllareva e mbanë më shumë krenar emrin e gjyshit të tij hero i Kosovës, Remzi Gllareva. (L. D. )

Kontrolloni gjithashtu

Faruk Nazmi Beqiri (22.1.1977 - 2.5.1999)

Faruk Nazmi Beqiri (22.1.1977 – 2.5.1999)

Faruk Beqiri u lind më 22 janar 1977 në fshatin Ceceli të vushtrrisë. Të parët …