Rënia e Komandantit Ahmet Kaçiku – Mburoja e Reçakut dhe betimi i përjetshëm për liri

Më 19 janar 1999, në fshatin Reçak, ra duke luftuar kundër forcave ushtarake dhe policore serbe komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ahmet Kaçiku, një nga figurat më të vendosura të rezistencës së armatosur. I lindur më 15 janar 1964, Ahmet Kaçiku ishte komandant i Brigadës 162 (i emëruar në fund të nëntorit 1998 nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së), dhe ra dëshmor katër ditë pas Masakrës së Reçakut, në përpjekje për të mos lejuar forcat serbe të merrnin kufomat e 45 civilëve të vrarë e të masakruar më 15 janar 1999.  Rënia e komandantit Ahmet Kaçiku në Reçak mbetet një nga kapitujt më të rëndë dhe më madhorë të historisë së luftës së UÇK-së – simbol i qëndresës, i mbrojtjes së dinjitetit njerëzor dhe i sakrificës sublime për lirinë e Kosovës. Lavdi e përjetshme dëshmorit të kombit.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …