Respektojmë tërësinë territoriale të Serbisë, ka thënë Thaçi pas takimit me përfaqësuesit e Kosovës Lindore

Respektojmë tërësinë territoriale të Serbisë, ka thënë Thaçi pas takimit me përfaqësuesit e Kosovës Lindore

Kryetari, Hashim Thaçi, ka takuar përfaqësuesit e tri komunave të Kosovës Lindore. Me këtë rast ai ka deklaruar ky takim është vazhdimësi e takimeve të mëhershme të cilat qëllim parësor kanë informimin e drejtpërdrejtë për problemet dhe sfidat e shumta për qytetarët që jetojnë në tri komunat, sikur u shpreh ai të Luginës së Preshevës. Unë si president dhe të gjitha institucionet në Kosovë e kemi obligim, që jo vetëm të dëgjojmë për problemet por gjithashtu të ndërmarrim veprime konkrete për adresimin e këtyre problemeve në mënyrë demokratike dhe paqësore dhe në përputhje me standardet evropiane. Kosova duhet të marrë përsipër përgjegjësitë që i takojnë edhe për shqiptarët e “Luginës”. Kosova respekton tërësinë territoriale të Serbisë, por nuk mund t’i mbyllim sytë para padrejtësive që Serbia mund t’iu bëjë atyre.

Kontrolloni gjithashtu

Jeffrey Hovenier: Projekt-statuti që iu ka propozuar Kosovës për formim të AKS-së përmbush të gjitha kriteret që i parasheh Amerika

Hovenier paralajmëron Kosovën: Refuzimi i ofertës së Trumpit për gazin mund të zbehë interesin amerikan

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka paralajmëruar se Kosova rrezikon të humbasë një pjesë …