Reuters: Tensionet e vazhdueshme etnike në veri të Kosovës mund të shkaktojnë një përsëritje të dhunës së para një viti

Tensionet e vazhdueshme etnike në veri të Kosovës mund të shkaktojnë një përsëritje të dhunës të para një viti në këtë zonë, kur katër persona vdiqën në një betejë me armë dhe kur paqeruajtësit e NATO-s u lënduan në përleshje, paralajmëroi të shtunën një zyrtar i lartë nga aleanca ushtarake, ka shkruar Reuters. Kosova është e banuar kryesisht me shqiptarë etnikë, por rreth 50,000 serbë në veri e refuzojnë qeverinë e Prishtinës dhe e shohin Beogradin si kryeqytetin e tyre. Agjencia e lajmeve rikujton se Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008 një dekadë pas një kryengritjeje të shqiptarëve. Admirali i Marinës së Amerikës  Stuart Munsch, komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate Napoli – e cila mbikëqyr forcën paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë – tha se aleanca mbetet e shqetësuar për rrezikun e dhunës së përsëritur në veriun e paqëndrueshëm. Retorika e nxehtë politike mund të frymëzojë disa forca joqeveritare për të kryer dhunë siç ndodhi vitin e kaluar”, u tha Munsch gazetarëve në Prishtinë.

Kontrolloni gjithashtu

KMDLNj: Gjykata Speciale nuk është duke garantuar gjykim të drejtë dhe të paanshëm për ish-krerët e UÇK-së

Sot në Hagë mbahet seanca kundër Hashim Thaçit, Bashkim Smakaj, Isni Kilajt dhe Fadil Fazliut

Sot në Gjykatën Speciale në Hagë do të mbahet seanca për aktakuzën e re kundër …