Rexhep Selimi

Rexhep Selimi: Dekorata e dhënë prej Hashim Thaçit nuk më bën nder mua e as ndonjë luftëtari të UÇK-së

Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, ish-anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, i cili është dekorua nga kryetari  i vendit Hashim Thaçi, ka  refuzuar ta pranojë dekoratën. “Pashë në media një liste të gjatë të të dekoruarve dalë nga zyra e Presidentit të Kosovës me rastin e 10 Vjetorit të Pavarësisë. Aty pashë edhe emrin tim. Por, unë REFUZOJ të pranojë dekoratë nga një person si Thaçi”, ka thënë Selimi. “Dekorata e dhënë prej tij nuk më bën nder as mua e as ndonjë luftëtari të UÇK-së. Refuzoj të pranojë dekoratë nga ai i cili shet tokë të Kosovës sot ashtu siç deri më tani i shiti idealet e luftës se UÇK-së”, ka thënë Selimi më tej.

 

Kontrolloni gjithashtu

Postimi i ministres së jashtme, Donika Shvarc për raketat në Poloni, ka ngjallur reagime të shumta

Paradoksi i Donika Gërvallës: Para dhjetë vjetësh kërkonte dorëheqje, sot përballet me të njëjtën kërkesë

Para dhjetë vjetësh, pas vdekjes së Astrit Deharit në burgun e Prizrenit, Donika Gërvalla kërkonte …