Brickos

Rexhep Selimi

Rexhep Selimi: Ka Kosova patriotë e intelektualë të shquar që mund të bëhen ministra shqiptar para Shahinit e Cakajt

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Rexhep Selimi e ka përgëzuar kryetarin shqiptar Ilir Meta në lidhje me vendimin e tij për të mos dekretuar Gent Cakajn si ministër i Punëve të Jashtme dhe Integrim për Shqipëri. Sipas tij as kandidatja për ministre të Arsimit, Besa Shahini që ditë më parë u dekredua nuk është dashur të ndodh, pasi asnjëri nga këta nuk janë figurat e duhura për ta vazhduar traditën e Hasan Prishtinës. “E përgëzoj Presidentin shqiptar Ilir Meta për mos dekretimin e kandidatit për Ministër të Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë. Presidenti do të duhej ta refuzonte edhe të emëruarën për Ministre të Arsimit. Jo sepse ata janë nga Kosova, përkundrazi, por për arsyen se Kosova ka figura të shquara me dinjitet që do ta vazhdonin traditën e ministrave nga Kosova në Qeverinë shqiptare që nga Hasan Prishtina e këtej.  Sikur nuk shkon; dikur Hasan Prishtina nga Kosova në Qeverinë e Shqipërisë e tash i dërguari i Batonit, apo edhe me keq!  A nuk gjeti Rama person me të mirë së sa mbesën e spiunit te UDB-se Ibush Kllokoqit për Ministre të Arsimit?  Sa mirë që nuk është me Rrahman Morina, se ku i dihet, ndoshta do t’iu kishte rekomanduar Ramës nga e njëjta dorë. Po t’i duheshin ministra nga Kosova, Kryeministri ka pasur ku të kërkojë. Ka Kosova patriotë e intelektualë të shquar e të respektuar; nga Prekazi Murat Jashari, për shembull!”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …