Rexhep Selimi: Ende pa filluar dialogu më Serbinë shihet mungesë e transparencës, kjo do t'i sjell vetëm dëme vendit

Rexhep Selimi thotë se Fatmir Limaj e Shpend Ahmeti janë dekor të Hashim Thaçit në këtë ekipin negociator

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka folur për ndarjen ekipin negociator të Kosovës që është formuar për të biseduar me Serbinë në Bruksel. Selimi, gjatë paraqitje televizive ka thënë se Fatmir Limaj e Shpend Ahmeti janë dekor të Hashim Thaçit në këtë ekip.“Ekipi i grupit negociator është një dekor. Limaj e Ahmeti janë dekor i Hashim Thaçit. Këta janë bërë bashkë në planin e Thaçit. Këta i kanë ofruar mbështetje Hashim Thaçit. Ai deri tash ka qenë i vetmuar dhe ata ia dhanë ekipin”. Ai ka thënë se edhe rezoluta e miratuar në Kuvendin e Kosovës është plan i Hashim Thaçit.“Kësaj rezolutë  po i vjen era Thaç. Kjo rezolutë është krejt plan i Thaçit”, ka thënë në mes të tjerash Selimi.

Kontrolloni gjithashtu

Jefry Hovenier: Kosova rrezikon të humbë besimin e SHBA-së nëse nuk vepron për projektet e gazit

Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka paralajmëruar se Kosova mund të …