Rexhep Selimi

Rexhep Selimi thotë se nuk ka komunikim fare ndërmjet Komisionit parlamentar dhe Këshillit për Siguri

Kritika të shumta iu kanë adresuar Këshillit Kombëtar të Sigurisë, i cili funksionon në kuadër të Qeverisë. Anëtarët e Komisionit parlamentar për Siguri e quajnë të dështuar këtë Këshill, për shkak se, sipas tyre, që nga themelimi nuk ka treguar asnjë veprim konkret. Për më tepër, thonë se ky Këshill është formuar vetëm për mëditje dhe udhëtime jashtë vendit. Kritika ndaj këtij Këshillit kanë dhënë anëtarë opozitarë të Komisionit. Rexhep Selimi nga Lëvizja “Vetëvendosje” thotë se nuk ka komunikim fare ndërmjet Komisionit parlamentar dhe Këshillit. Njohësit e çështjeve të sigurisë, vlerësojnë se ky Këshill është dashur të mblidhej për shumë çështje, siç janë arrestimet për terrorizëm e deri te demarkacioni.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu

Ganimete Musliu: Mosrespektimi i thirrjeve të Prokurorisë nga kryeministri dëmton besimin në sundimin e ligjit

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka kritikuar kryeministrin për mosparaqitjen para Prokurorisë, …