Kryetari i Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan deklaroi sot se “Jerusalemi nuk është mall për t u shitur as për t u blerë”, duke iu referuar planit të paqes për Lindjen e Mesme, të prezantuar nga kryetari amerikan, Donald Trump. “Ata flasin për marrëveshjen e shekullit? Cila marrëveshje? Ky është një projekt për pushtim”, deklaroi Erdogan. “Jerusalemi është linja jonë e kuqe. Jerusalemi nuk është për t’u shitur”, shtoi ai. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu cilësoi si “marrëveshjen e shekullit” planin e Donald Trump gjatë një takimi në Moskë me presidentin rus, Vladimir Poutin. Erdogan, mbështetës i madh i kauzës palestineze, theksoi dje se ky plan, që e prezanton Jerusalemin si kryeqytet të pandarë të Izraelit, ishte absolutisht i papranueshëm. Jerusalemi është një pikë fërkimi në marrëdhëniet mes Turqisë dhe Amerikës tashmë shumë të tendosura për shumë çështje ndërkombëtare.(ATSH)
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, dhe Aleksandër Vuçiç, do të zhvillojnë takime të ndara me shefen e re të diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, do të zhvillojnë takime …