leoni

Rexhep Zeka Drejtor Ekzekutiv i OJQ-së Sundimi i Demokracisë në Kosovë: Mos na leni pa ujë!

Rexhep Zeka Drejtor Ekzekutiv i OJQ-së Sundimi i Demokracisë në Kosovë: Mos na leni pa ujë!

Banoret e Orllanit me padurim e kanë pritur fillimin e vitit 2019, që ti vie fundi  diskriminimit që u është bërë banorëve të Orllanit dhe fshatrave përreth, lidhur me furnizimin me ujë të pijshëm, fatkeqësisht kësaj radhe qëllimisht MMPH ne krye me ministrin z.Fatmir Matoshi po donë të na  “vjedhë”  një pjesë të mjeteve buxhetore të cilat ishin ndarë me ligjin e buxhetit të vitit 2018, për projektin për “Furnizim me ujë të pijshëm për banorët e Orllanit” .

Të detyruar nga veprimet e pa drejta, banorët e Orllanit dhe fshatrave përreth nuk do të qëndrojnë duarkryq te martën me datën 15.01.2019 ora 13:00 do ja mësyjnë Ministrisë së Ambientit, fillimisht të kërkojnë llogari duke qenë këmbëngulës që të plotësohen mjetet qe janë marrë nga projekti për ujin, pa u votua buxheti për vitin 2019, në lexim të dytë. Përndryshe do te jemi të obliguar të mos zgjedhim forma për të arritur qëllimin tonë realizimin e projektit të furnizimit me ujë, si e drejtë që na takon  edhe me kushtetutë, ligje vendore e konventa ndërkombëtare, as me shumë e as më pak  qasja në ujë cilësor .

Ne si organizatë dhe si banorë,  kemi njoftuar dhjetëra herë  se në atë zonë ka mungesë të burimeve të ujit nëntokësor. Edhe ato pak burime që janë, sipas matjeve që janë bërë, uji është i kontaminuar- i pa pijshëm, të gjitha autoritetet i kemi njoftuar se ata ujë, përmban minerale të ndryshme që qojnë deri ne sëmundje të pashërueshme , ju kemi treguar se tokat tona i kemi lëshuar për akumulimin e ujit të liqenit, nga i cili furnizohet gjysma e Kosovës me ujë, përveç neve që çdo ditë e shohim por s’mund ta pimë. Ju  kemi njoftuar se mungesa e ujit po detyron banorët të ikin nga fshatrat e tyre, e shumë e shumë argumente tjera. Edhe pse të gjitha këto fakte i kemi adresuar bashkë me kërkesat dhe nënshkrimet e banorëve  me dhjetëra herë, derisa kuvendi i Kosovës me ligjin e buxhetit ndau mjetet dhe u planifikua projekti i furnizimit me ujë.  E tani ministër Matoshi jo qe s’erdhi uji por as nuk i filluat procedurat e prokurimit gjatë viti 2018 !!! Aq me keq tani, ju shkoni “vjedhin” mjetet që janë ndarë për furnizim me ujë të këtyre banorëve

  1. Ministër, Pse po luani me ndjenja të banorëve të Orllanit dhe fshatrave përreth ? Deri kur mendoni se ne banorët duhet duruar këto padrejtësi ?

A duhet edhe ne të fillojmë të sillemi sikurse ju në mënyra arrogante të pandërgjegjshme, të papërgjegjshme për veprimet tona? Çfarë do të thoni sikur të gjithë banoret të shkojnë  tek penda e liqenit dhe të ndalin furnizimin e ujë të pijshëm ( përgjegjës do të ishit ju z. Ministër për gjitha telashet që do të ndodhnin ), në mënyrë që  të kuptoni rëndësinë e të qenit pa ujë!?

A duhet ne të vijmë  në zyrat tuaja në objektin e MMPH apo të Kryeministri  Haradinaj dhe të hyjmë në grevë urie që të ju kujtohet juve  se sa e rëndësishme dhe urgjente është nevoja për furnizim me ujë e banorëve të Orllanit me fshatrat përreth.

Tashmë kanë qarkulluar zëra se keni plane të fshehta z. Ministër që Orllanin me fshatra përreth ti shpërngulni nga shtëpitë e tyre?!

Duke parë sjelljet tuaja kjo vërtet mund të jetë plan i juaj, sepse ende pa u emëruar  ministër erdhe me dhjetëra polic të njësisë speciale për arrestime, me zjarrfikës, me ambulanca emergjente, me dhjetëra inspektor nga të gjitha institucionet e me shumë media sikur të kishte ndodhë ndonjë katastrofë natyrore me të vetmin mision rrënimin e disa shtëpive dhe lokalëve qe mbajnë gjallë këta banorë . Gjithë  këtë skenar  e bëre pa ndonjë paralajmërim a komunikim me banorët, po shihet se qëllimi i juaj  i vetëm ishte të ndjell frikë tek banorët duke i rrënuar shtëpi e duke kërcënuar se kjo është vetëm faza e parë e do të ketë edhe shumë tjera . Tashmë paralajmërimi juaj po shihet se paska qenë të na leni pa ujë, pasi bukën na e ndalet!!!

Me ty si ministër në MMPH nga draft buxheti i viti 2019 u zhduken rreth një milion euro , mjete këto qe ishin nda me miratimin e buxhetit te vitit. Nuk patet asnjë pik ndërgjegjeje që merrnit meritat se po bënit punë të mirë me projektin e ujit  edhe publikisht në një emision televiziv e premtuat se në vitin 2018 do të filloj së realizuari projekti për ujësjellësin në Orllan, duke shtuar se është padrejtësi që ju ka bërë deri tani atyre banorëve

OJQ- SDK dhe Iniciativa Qytetare Orllan, së bashku me banorët e Orllanit me fshatra përreth që dy vite në mënyrë aktive pa ndërprerë nuk kanë lënë derë pa hapur për ti shpjeguar se sa e rëndësishme dhe e nevojshme  është furnizimi me ujë të pijshëm për banoret  të Orllanit me rrethin.

Ne  mënyrë qe ti informojmë sa me drejt institucionet me ketë temë qysh ne shkurt të vitit 2017 kemi organizuar  tryezë me institucione përkatëse, pastaj kemi dërguar kërkesa bashkë me mbi 360 nënshkrime në të gjitha institucionet përkatëse, kemi organizuar  marsh protestues, kemi marrë pjesë në komisionin parlamentar për drejtat njeriut barazi gjinore persona të pagjetur dhe peticione, kemi pas takime  dhjetëra herë me përfaqësues të KRU Prishtina derisa kemi arritur ti bindim të hartojnë një projekt ideor për ujësjellësin në Orllan , kemi taku veç e veç deputet e komisionit për buxhet dhe financa.

Fatmirësisht në fund të vitit 2017, mbas shumë diskutimeve me deputet u kuptua drejt nga ta se sa e rëndësishme është të ndahen mjetet dhe të filloj projekti, u ndan mjetet me miratimin e buxhetit te vitit 2018 . Filloj një përballje tjetër nuk kishin koordinim mes  institucioneve MMPH- KRU Prishtina dhe Komunës së Podujevës, dërguam me dhjetëra kërkesa për koordinim po nuk ndodhi dhe vendosëm ti ftojmë prape në tryezë me 6 prill 2018 , ku institucionet e lartpërmendura u  pajtuan të hartojnë një memorandum , ai memorandum u zgjat e u stërgjatë ne dërguam edhe dhjetëra kërkesa patëm edhe disa takime me përfaqësues te këtyre institucioneve në mënyrë ti shtyjmë sa ma shpejt të arrihet  të memorandum i cili u nënshkrua ne fund të muajit Maj 2018 , Komuna e Podujevës mori përsipër hartimin e projektit edhe pse memorandum thoshte që brenda 6 dite të fillohet me procedura prokurimit nuk ndodhi ashtu u zgjatë shumë, projekti u dorëzua ne MMPH me 16 tetor 2018 .

Ne besuam se i erdhi fundi dhe 2 ditë para se të dorëzohet projekti ne patëm takim  edhe në MMPH me ministrin Matoshi, i cili premtoi se ditën që mbërrin projekti të nesërmen do të procedohet në prokurim , Ministri Matoshi edhe publikisht e tha këta ne media .

 Çfarë ndodhi mjetet të cilat ishin nda për projektin për ujësjellësin ne Orllan një pjesë e madhe e tyre u avulluan, ne ju drejtuam ministrisë me dhjetëra kërkesa nuk patëm me asnjë përgjigjeje . Ne nuk e dimë ku kanë shkuar ato mjete, dikush duhet te jep përgjegjësi për ketë  cili projekt tjetër është me i rëndësishëm se uji.

Ne mënyrë  që te jemi të qartë për sa mjete bëhet fjalë ne po i bashkëngjisim informatat mbi buxhetin  e viti 2018 dhe votimit ne lexim të parë për vitin 2019

Lutje për deputetët e Parlamentit te Kosovës

Ju lutemi mos e votoni ketë buxhet pa u kompletuar mjetet për projektin e ujësjellësit në Orllan,  jepni  mundësi edhe fëmijëve tanë për qasje në ujë cilësor.  Mendoni sikurse fëmija juaj të ishte i detyruar të konsumoj ujë të kontaminuar, ujë me minerale të ndryshme që sjellin deri tek sëmundje të pashërueshme.

E dimë se ka kaluar koha e amendamenteve, por nuk është faji jonë , po ashtu e dimë se keni mundësi të na ndihmoni duke kompletuar buxhetin për ketë projekt

JU LUTEMI TREGONI NJERËZI DHE SOLIDARITET , NDIHMONI BANORËT E ORLLANIT ME PUNËN TUAJ  , PËR JUVE ËSHTË DHJET MINUTA KOHE , PËR NE BANORËT E ORLLANIT ËSHTË NJË SHPRESË TË VAZHDOJM TË JETOJMË NË SHTEPITË TONA .

hduken rreth një milion ero për ujësjellësin në Orllan

Banoret te Martën me dat 15.01.2019 ne ora 13:00 do te shkojnë para zyrës se Ministrit z.Matoshi për të kërkuar llogari

Kontrolloni gjithashtu

BDI: UÇK është gjithçka për shqiptarët, jo asgjë sikur thua ti, ministre Janevska!

Deklaratat e Ministres së Arsimit, Vesna Janevska, janë fyerje e rëndë ndaj shqiptarëve të Maqedonisë …