Rexhepi: Kosova duhet t’i ikë krijimit të një “Republike serbe”

Pas vizitës në Bosnjë e Hercegovinë, zëvendëskryeministrja e Kosovës, Emilija Rexhepi ka thënë se Kosova duhet t’i ikë krijimit të një “Republike serbe”. Ajo ka thënë se ka marrë porosi nga Organizata “Nënat e Srebrenicës”, që Kosova të ketë kujdes me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. “Kam vizituar edhe Këshillin Nacional Boshnjak, pastaj Organizatën ‘Nënat e Srebrenicës’ ku më duhet të shprehi një keqardhje për nënat e kësaj shoqate dhe më duhet të përcjellë një paralajmërim nga ato rreth asociacionit me Komunat me shumicë serbe që të kemi kujdes për këtë temë duke më paralajmëruar se çfarë bëjnë autoritetet serbe atje nga Republika serbe duke sjellë vetëm stagnim rreth rrugës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian” ka theksuar mes tjerash, zëvendëskryeministrja e Kosovës, Emilija Rexhepi.

Kontrolloni gjithashtu

Gëzim Shala: Ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë nga Qeveria Kurti përbëjnë ndërhyrje të papranueshme në drejtësi

Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Gëzim Shala, ka deklaruar se Qeveria …