Grenell

Richard Grenell: Ndalni fondet për Gjykatën Speciale në Hagë sepse aty gjithçka është politike

Emisari special i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tramp, Richard Grenell ka bërë thirrje për ndalje të fondeve për Gjykatën Speciale në Hagë. Ai ka shkruar ë tutje se miliarda dollarë janë shpërdoruar aty. “Ndalni fondet për këtë gjykatë! Është gjithçka politikë. Miliarda janë shpenzuar dhe shpërdoruar” ka shkruar emisari special i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tramp, Richard Grenell. Ai ka shkruar edhe kohë më parë kundër kësaj gjykate dhe ka shkruar se Gjykata Speciale është formuar për ta ndalur administratën Trump dhe marrëveshjen Kosovë-Serbi.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani kritikon Qeverinë për vonesat në Fabrikën e Municionit në Gjakovë

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka kritikuar Qeverinë për vonesat në realizimin e projektit për …