Rikard Jozviak: Charlie Hebdo, ka një histori të gjatë të talljes së pamëshirshme…

E përjavshmja franceze satirike, Çarlie Hebdo, sulmi kundër së cilës më 7 janar në Paris la 12 të vdekur, ka një histori të gjatë të talljes së pamëshirshme me të me të mëdhenjtë, të mirët dhe të këqinjtë.  Liderët francezë, myslimanët, hebrenjtë, edhe Papa – të gjithë kanë qenë në shënjestër të satirës lakuriqe – e për disa edhe fyese – të kësaj të përjavshmeje. Në vitin 1970, “Hara-Kiri” ishte revistë paraardhëse e Charlie Hebdo, por u ndalua nga ministria e brendshme franceze për shkak se ishte tallur me vdekjen e ish presidentit francez, Charles De Gaulle. Presidenti kishte vdekur në fshatin e tij të lindjes Colombey-les-Deux-Églises, tetë ditë pasi një zjarr në një klub nate la të vdekur 146 persona, në juglindje të Francës. Revista “Hara-Kiri” u tall me mbulimin e mangët që shtypi atëbotë i bëri tragjedisë në klubin e natës dhe vuri titullin në ballinë “Tragjedi në fshatin Colombey, një i vdekur”, duke iu referuar kështu vdekjes së presidentit. Revista gjeti rrugë për të shmangur ndalimin që iu bë dhe mori emër tjetër, Charlie Hebdo.

 

Në vitin 2006, e përjavshmja vendosi të ri-botonte 12 karikaturat e profetit islam, Muhamed të publikuara fillimisht në të pëdtishmen daneze “Jyllandsposten”, e të cilat nxitën diskutime në mbarë botën. Charlie Hebdo gjithashtu bëri një karikaturë të veten për Muhamedin, e cila u publikua në faqen e parë të revistës.  Në vitin 2011, zyrat e kësaj reviste u sulmuan me bombë, kurse faqen e internetit ia sulmuan hakerët. Sulmi pasoi vendimin e revistës që në një numër të posaçëm ta “ri-emërojë” veten se Charia [Sheriati] Hebdo, kurse për kryeredaktor kishte vënë emrin e Profetit, me përshkrimin “100 rrahje me kamxhik nëse nuk vdisni së qeshuri”. Numri më kundërthënës i kësaj reviste doli në shtator të vitit 2012, atëherë kur revista publikoi një numër karikaturash satirike, duke e tallur Profetin Muhamed. Publikimet pasuan sulmet ndaj ambasadave të Shteteve të Bashkuara në Lindjen e mesme, gjatë protestave kundër një filmi anti-islamik, i realizuar në Shtetet e Bashkuara. Për shkak të këtyre karikaturave, Franca u detyrua t’i mbyllë ambasadat, konzullatat dhe shkollat në rreth 20 vende myslimane. Revista është tallur edhe me besimet tjera fetare, jo vetëm me islamin. Në mënyrë të veçantë është tallur me Papa Benediktin XVI, duke lënë për të kuptuar se ai ishte homoseksual. Në të njejtën formë ka shënjestëruar edhe hebrenjtë, duke vënë në ballinë një hebre, një prift dhe një mysliman, që bëjnë thirrje kundër revistës.

 

Rastet jo të rralla të talljes janë politikanët, posaçërisht presidentët. Presidenti aktual, Fancois Hollande, është bërë personazh i një karikature në vitin 2014, së bashku me ish partneren e tij, Valerie Trierweiler. Publikimi doli pas ndarjes së tyre për shkak të dyshimeve se zoti Hollande nuk I kishte qëndruar besnik të dashurës së tij.

Kontrolloni gjithashtu

Sot, Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë në fshatin Berishë, e vizitoi, një delegacion i Zvicrës nga komuna Meyrin e Gjenevës

Sot, Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë në fshatin Berishë, e vizitoi, një delegacion i Zvicrës nga komuna Meyrin e Gjenevës

Sot, në Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë,  në fshatin Berishë, qëndroi  për një vizitë, …