Shpend Maxhuni

Rinor Maxhuni, i afërt i Shpend Maxhunit, nuk ka qenë fare në veturën që vozitej nga Shpëtim Maxhuni

Rinor Maxhuni, i riu i afërm me familjen e shefit të AKI-së, Shpend Maxhuni, sipas informatave të Kohës Ditore, nuk ka qenë fare në veturën që vozitej nga Shpëtim Maxhuni në natën kur në atë veturë janë zënë substancë narkotike e armë pa leje. Atë natë djali i shefit të AKI-së, Shpëtimi, sipas informatave të gazetës, ishte me një shok, i cili ka pranuar pronësinë e drogës dhe të mullirit për bluarjen e saj. Rinor Maxhuni nuk është inkriminuar fare. Megjithatë, pas disa ditësh Rinor Maxhuni është paraqitur në Policinë e Kosovës me “vetiniciativë”. Ka pranuar se arma e gjendur në veturën që vozitej nga kushëriri i tij, Shpëtimi, ishte e tij. Ka thënë se e ka harruar aty. Përsipër e ka marrë edhe pronësinë e xhaketës. Siç ka raportuar gazeta, arma pa leje është gjetur në xhepin e xhaketës së Shpëtimit. Por për shefin e Policisë, Rashit Qalaj, nuk ka fare rëndësi se kush është deklaruar pronar i asaj arme. Sipas tij, është obligim të ndiqet personi që i zihet arma pa leje, pa marrë parasysh pronësinë, qoftë ai edhe  Shpëtim Maxhuni, djali i drejtorit të AKI-së dhe ish kryepolicit të Kosovës, Shpend Enver Maxhuni.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …