Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve sot pritet të nis procesi i rinumërimit të dymbëdhjetë vendvotimeve

Rinumërimi i votave ngadalëson formimin e institucioneve në Kosovë, rrezikohet afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit

Procesi i rinumërimit të votave nga zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit po ngadalëson formimin e institucioneve në Kosovë, duke krijuar pasiguri për miratimin e buxhetit dhe realizimin e projekteve të planifikuara për vitin 2026. Edhe pse Lëvizja Vetëvendosje ka fituar mbi 51% të votave, rinumërimet e deputetëve po vonojnë certifikimin përfundimtar të rezultatit të zgjedhjeve, hap ky vendimtar për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë së re. Data e parashikuar nga KQZ-ja për shpalljen e rezultateve përfundimtare ishte 19 janari, por rinumërimet kanë shtyrë dukshëm këtë afat. Për të përshpejtuar procesin, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rritur numrin e komisionerëve në Qendrën e Numërimit të Votave, duke shtuar 10 tavolina të reja numërimi përveç 10 të mëparshme. Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, procesi pritet të zgjasë 12-14 ditë. Instituti i Kosovës për Drejtësi paralajmëron se në këtë ritëm ka rrezik të shkelet afati kushtetues për zgjedhjen e Presidentit të vendit. “Gjasat janë që rezultatet të certifikohen rreth 10-15 shkurt. Në rastin më të keq, një rinumërim i plotë mund të shtyjë zgjedhjen e Presidentit, e cila sipas Kushtetutës duhet të bëhet jo më vonë se 5 mars,” tha Naim Jakaj nga IKD. Sipas Kushtetutës, Presidenti duhet të zgjidhet jo më vonë se 30 ditë para përfundimit të mandatit të presidentit aktual.

Kontrolloni gjithashtu

Alan Tieger, po prezanton dëshmitë që pretendojnë fajësinë e tyre për krime gjatë luftës

Prokurori i lartë i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Alan Tieger, në deklaratën përmbyllëse në …