Rita Augestad Knudsen

Rita Augestad Knudsen, gruaja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti e ka promovuar një libër në Beograd, raporton B92

Përveç Veton Surroit, i cili librat kundër UÇK-së e Hashim Thaçit, i përkthen vetë dhe i përuron në Beograd, kësaj radhe i shtohet edhe  bashkëshortja e kryeministrit, Albin Kurti, Rita Augestad Knudsen, e cila ka promovuar një libër në kryeqytetin e Serbisë, në Beograd, raporton B92. Në Beograd ka përuruar një libër edhe kryeministri i Shqipërisë,  Edi Rama. Në këtë rast Bëhet fjalë për librin “Ideja e lirisë dhe vetëvendosjes”. Sipas mediave serbe, Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, i cili e përktheu librin në gjuhën serbe, organizoi një konferencë diskutimi mbi vetëvendosjen. Rita Augestad Knudsen, e cila iu bashkua konferencës përmes Zoom-it, e falënderoi organizatorin për përkthimin dhe organizimin e bisedës me temën e së drejtës për vetëvendosje. Përveç  veprimtares së njohure serbe Sonja Biserko, në bisedë morën pjesë edhe drejtori i Forumit për marrëdhënie etnike, Dushan Janjiq dhe profesori i Fakultetit të Shkencave Politike në Beograd, Dragan Gjukanoviq.

Në përurimin e librit kanë marrë pjesë edhe Drejtori i Institutit të Kosovës për Kërkim dhe Zhvillim, Lulzim Peci, profesori i Fakultetit të Shkencave Politike në Sarajevë, Nerzuk Ćurak, dhe profesori i Fakultetit Juridik në Podgoricë, Sërxhan Darmanoviq. Libri, ndër të tjera, siç është shkruar në [arathënie, flet mbi rëndësinë e temës së “vetëvendosjes”, që siç shkruhet, reflektuan luftën mbi kuptimin ndërkombëtar të lirisë dhe ishin pjesë e saj.

Sipas të gjitha gjasave, kryeministri Kurti nuk ka marrë pjesë në përurimin e librit,  në Beograd ndërsa nuk dihet se kush ka marrë pjesë nga Kosova përveç dy profesorëve nga Prishtina.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti i Trashëgimisë së UNESCO-s ka miratuar vendimet për pranimin e Butrintit dhe Beratit si vlera të Trashëgimisë Botërore

Komiteti i Trashëgimisë Botërore i UNESCO-s, mbledhur në Sesionin e 46-të në New Delhi, Indi, …