Ritchie Torres: SHBA s’ka aleat më të madh se Kosova në Evropë dhe është koha që ajo të pranohet në NATO

Kongresisti, Ritchie Torres ka dekalruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë aleat më të madh se Kosova në Evropë dhe është koha që ajo të pranohet në NATO. Gjatë fjalimit në Dhomën e Përfaqësuesve, ai ka theksuar se Kosova është një demokraci në rritje, në zemrën e së secilës SHBA-të kanë një vend të veçantë. “Kosova feston 14 vjetorin e pavarësisë. Kosova është një partneri dhe shok i besueshëm i SHBA-së dhe dy shtetet do të vazhdojnë të qëndrojnë së bashku të fortë në avancimin e parimeve demokratike. Me krenari qëndroj para jush për të festuar 14-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, një prej shteteve më të reja në botë. Ngritja nga rrënojat e spastrimit etnik nga dora vrasëse e diktatorët më të keq në shekullin e XX, Kosova po ndërton një demokraci në rritje, në zemrën e së cilës Shtetet e Bashkuara kanë një vend të veçantë. Me të vërtetë, SHBA-të nuk kanë mik më të mirë se Kosovën në Evropën Juglindore, dhe Kosova nuk ka mik më të mirë në botë se SHBA-të” ka deklaruar mes tjerash, kongresisti, Ritchie Torres.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …