Rithemelohet grupi mbështetës për Shqipërinë në Senatin Amerikan

Rithemelohet grupi mbështetës për Shqipërinë në Senatin Amerikan

. Siç bën të ditur Ministria e Jashtme e Shqipërisë ky grup mbështetës do të ndihmojë në lehtësimin e dialogut mbi çështjet kritike me të cilat përballet komuniteti shqiptaro-amerikan dhe shtetet në Evropën Juglindore me popullsi të konsiderueshme shqiptare. “Shqipëria është një aleat kyç i Amerikës dhe një anëtare e vlerësuar e komunitetit ndërkombëtar, e angazhuar për përparimin e demokracisë dhe miratimin e reformave kritike. Ndjehem krenar që përfaqësoj një nga popullsitë më të mëdha të shqiptaro-amerikanëve në Shtetet e Bashkuara. Kontributet e tyre të mëdha për ekonominë  dhe kulturën e Michiganit janë një testament krenarie për shqiptaro-amerikanët në trashëgiminë e tyre.  Unë pres të punojmë me senatorin Ernst për të riafirmuar lidhjet e thella që ekzistojnë  ndërmjet popullit amerikan dhe popullit shqiptar dhe të mbështesim të drejtat demokratike të shqiptarëve në vendet e Ballkanit.”  u shpreh senatori Peters. “Ndërsa senatori Ernst theksoi: “Është shumë e rëndësishme që ne të vazhdojmë të forcojmë marrëdhëniet tona me aleatët tanë në Evropën Juglindore. “Ishte e mrekullueshme të takoja sot Ministrin Bushati, dhe si bashkë-kryetar i Grupit Parlamentar të Senatit për Çështjet Shqiptare së  bashku me senatorin Peters, pres për diskutime të mëtejshme në lidhje me mënyrën se si ne mund të mbështesim më së miri avancimin e objektivave tona të përbashkëta dhe interesave reciproke.”

Kontrolloni gjithashtu

Lideri i AKR-së, Behxhet Pacolli ka paralajmëruar marrëdhënie të shkëlqyera të Kosovës me Ganen

Lideri i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli ka përshëndetur zgjedhjen e John Mahama Dramani …