Brickos

RKL: Cilat qëllime antishqiptare pritet t’ i arrijë Gjykata Speciale kundër UÇK-së?

RKL: Cilat qëllime antishqiptare pritet t’ i arrijë Gjykata Speciale kundër UÇK-së?

 

– Njollosja me dimension ndërkombëtar e UÇK-së.

– Goditje  e aspiratave të shqiptarëve për bashkim kombëtar.

– Frustrimin e shqiptarëve ndaj Evropës dhe kthimin e tyre kah Lindja.

– Goditja e idesë së luftës çlirimtare si opsion i pranueshëm për baskët, katalonasit, venetët, hungarezët, sanxhaklinjtë, rumunët, siçilianët, etj.

– Shtyrja e status-quosë në vend, me qëllim që Serbia të rikthehet në një Kosovë të pacifikuar, nga ku do të mërgonte qetë një pjesë e madhe  e popullsisë shqiptare dhe ku do të rikthehej për të katërtën herë kolonizimi me serbë i vendit tonë.

– Lënia në harresë  e krimeve që ka kryer Serbia  dhe  heshtja e masakrave që ka kryer  regjimi  serb  në Kosovë.

 

 

Themelimi i Gjykatës Speciale kundër UÇK-së është paralajmëruar se do të bëhet pavarësisht se do ta pranojë Kosova apo jo. Mujsharët proserbë të BE-së, Zhbogar, Mogerini, Kocijançiq, Dik Marti-noviq, e të tjerë kanë bërë të ditur se Gjykata Speciale do të themelohet me apo pa pëlqimin e Kosovës.

Nëse krerët politikë të vendit: Mustafa, Veseli dhe Jahjaga arrijnë t’ i bindin deputetët se është në interesin e tyre, të pagave të tyre, të përfitimeve dhe veshjes sa më  trash e me shumë pushtet, të votojnë pro gjykatës, atëherë këta edhe do të shpërblehen për mundin e tyre, meqë në të kundërtën do të krijoheshin shumë vështirësi procedurale për themelimin e kësaj Gjykate nga OKB-ja, përderisa edhe kjo organizatë ndërkombëtare është e bindur se rezoluta 1244, ka humbur  në peshë me shpalljen e Pavarësisë së Kosovës dhe me pranimin  e saj nga afër 1o8 shtete të botës. Pastaj është pak e paimagjinueshme nëse krijohet një Gjykatë e tillë, kundër vullnetit të një populli dhe nëse me atë gjykatë nuk do të bashkëpunonin institucionet e vendit. Në një rast të tillë, intervenimi për t’ i arrestuar të dyshuarit do të llogaritej okupim dhe shqiptarët me siguri se nuk do t’ i përgjigjeshin me vullnet këtij intervenimi.

 

Pse po nxiton Be-ja e OKB-ja për themelimin sa më parë të kësaj Gjykate?

 

Kërkesat për diskreditimin e shqiptarëve dhe luftën e tyre çlirimtare u sforcuan nga qarqet proserbe,  pas Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt të vitit 2008 dhe verdiktit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila saktësoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk binte ndesh me të drejtën ndërkombëtare. Pikërisht kur Serbia kishte marrë dy goditje tejet të fuqishme, në Këshillin e Evropës raportuesi i atëhershëm i KE-së, Dik Marti-noviq, kundërshtari zjarrtë i bombardimit  të Serbisë nga NATO-ja, duke u bazuar në disa shkrime të gazetarëve, disa shkrimeve imagjinare të Karla del Pontes dhe i mbështetur financiarisht nga Qeveria e Beogradit, paraqiti një raport ku saktësonte se:

UÇK-ja ka mbajtur kryesisht të burgosur serbë në një rrjet të fshehtë në 6 objekte të paraburgimit në Shqipërinë veriore”. Nuk është fjala për individë, sikur deklaron kreu aktual institucional në vend,  por për UÇK-në.  Më tej thuhet Grupi i Drenicës i Thaçit “bart përgjegjësi të lartë për të burgosurit ‘ad-hoc’ dhe për fatin e atyre që i kanë mbajtur në burgje. Një “grusht” të burgosurish, “janë transferuar në një burg të improvizuar në veri të Tiranës, kur janë vrarë për t’iu marrë veshkat”. “Ky lloj aktiviteti kriminal ka vazhduar të veprojë edhe pas luftës në forma të tjera, të ndërlidhura me krimin e organizuar, derisa EULEX-i zbuloi rastin e klinikës “Medicus” në Prishtinë për trafikim organesh”, thekson raporti.  Më tej shkruan se “kjo çështje për herë të parë u përmend në librin autobiografik të ish-kryeprokurores së Hagës, Carla del Ponte, e cila flet  për trafikimin e organëve të njerëzve në kampet e UÇK-së, veçmas në Burrel, në vendin e njohur si Shtëpia e Verdhë”. 

 

Të gjithë hetuesit, prokurorët, gazetarë shqipfolës dhe të huaj dhe vullnetarët që janë marrë dhe po merren me këtë çështje e dinë fare mirë se nuk ka pasur kampe të tilla për trafik të organeve, ashtu sikur e dinte fare mirë Adolf Hitleri se Rajhstagut nuk ia kishin dhënë zjarrin hebrenjtë dhe komunistët, por ai e kishte kurdisur rrengun për hakmarrje kundër kundërshtarëve politikë, të cilën edhe e arriti.

E njëjta kurdisje është bërë nga Serbia me qëllim për të fshehur trafikimin e organeve të shqiptarëve të kidnapuar gjatë luftës nga policia dhe Ushtria e Serbisë dhe humbjes së gjurmëve të afër 1600 shqiptarëve. Edhe tani, afër 16 vjet pas luftës nuk është zbardhur fat i tyre, edhe pse shumë burime në Serbi kanë bërë dhe bëjnë të ditur se mijëra kufoma të shqiptarëve janë djegur në Trepçë, në Bor, në Maçkaticë e vende të tjera. Këto konstatime sa e sa herë i ka publikura Fondi Humanitar i Serbisë, por asnjë analist proqeveritar apo organizatë poltike në Kosovë nuk i ka marrë seriozisht këto fakte për t’i gjurmuar. Fakti pse i kanë zhdukur edhe mbetjet mortore flet se atyre paraprakisht u janë marrë organet. Të mos harrojmë se në mesin e të zhdukurve kishte shumë të rinj.

 

-Formimi i gjykatës një etnike, i një gjykate raciste e cila ndjek vetëm shqiptarët bëhet me qëllim jo për të zbardhur të vërtetën e “djegies së Rajstagut”, sepse nuk u zbuluan kurrë fakte të tilla, edhe pse  pësuan qindra mijëra njerëz, por me qëllim që gjatë 10 viteve të ardhshme opinioni botëror të bombardohet me afera antishqiptare dhe të degradohet lufta çlirimtare e popullit të Kosovës si opsion i pamundshëm për popujt e shtypur të Evropës. Po ashtu me themelimin e kësaj gjykate pretendohet që shqiptarët të paraqiten si entitet i veçantë njerëzor, si pjesëtarë të besimit islam që kanë urrejtje kundër krishterëve, meqë paragjykohet se ata u paskan marrë organet vetëm serbëve, dhe nuk qenka me rëndësi kush ua ka marrë jetën dhjetëra mijëra shqiptarëve e qindra mijëra boshnjakëve e kroatëve.

 

-Gjykata ka për qëllim që t’ i japë grusht të fortë aspiratave të shqiptarëve liridashës për bashkim kombëtar, sepse me një proces të tillë, të natyrshëm të cilin shqiptarët do ta bëjnë realitet deshi apo nuk deshi Evropa,  do të dëmtohej harta politike e gjeografike e konferencave evropiane antishqiptare, meqë pretendohet të mohohet përgjithmonë procesi i pakonsumuar historik i bashkimit të  shqiptarëve në një shtet, nga frika se  mund të faktorizohemi dhe mund  ta marrim fatin në duart tona.

 

-Gjykata Speciale do të merret ekskluzivisht me luftën e UÇK-së, ashtu si qëndron në raportin e Dik Martit. Si rëndom edhe kjo Gjykatë  do të merret me individë, një nga një, sikur merret çdo gjykatë në botë, sepse çdo vepër penale dënohet individualisht por edhe në bashkim për një veprimtari të caktuar e cila konsiderohet si kriminele. Përpjekjet e një qerthulli analistësh të Qeverisë për ta bindur opinionin se individët e supozuar nuk do të lidhen me UÇK-në janë përpjekje të pështira dhe hipokrite, sikur bën më i zëshmi dhe më hipokriti i kësaj lufte, zëdhënësi i Isa Mustafës….

 

-Qëllimi ekskluziv dhe definitiv i kësaj gjykate është që shqiptarët para botës të nxirren si  njerëz me prirje të egra, si myslimanë ekstremistë, të cilët paskan tregtuar me organet e viktimave, nga radhët e serbëve  të krishterë.  Akuza për krime të tilla të paragjykuara bëhen me qëllim që të zbehen apo edhe të harrohen, të paktën edhe për 10 vjet  250.000 viktimat  që serbët e krishterë i kanë kryer  në Bosnje e Hercegovinë, në Kroaci dhe në Kosovë.

 

-Qëllimi i themelimit dhe funksionimit të kësaj gjykate ka të bëjë edhe një dimension tjetër, me një mësim drejtuar popujve të Evropës që kërkojnë liri, vetëvendosje dhe bashkim kombëtar. Bashkimi Evropian është i vetëdijshëm se ka shumë probleme të pazgjidhura kombëtare në Evropë dhe po bën përpjekje që precedenti i UÇK-së të mos fitojë terren, për më tepër të dënohet si opsion që shkaktoi një luftë, në të cilën u përfshi edhe NATO-ja, me qëndrimin e fortë angloamerikan. Përmes gjykimit publik të UÇK-së do të pretendohet t’i jepet një goditje e fortë idesë së luftës çlirimtare si opsion për popujt e shtypur e të robëruar.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …