Radio Kosova e Lirë

RKL: Është turp i turpeve të quhet Dhomë e Specializuar e Kosovës, Gjykata edhe më antishqiptare, se ato të kohës së Millosheviqit

Po të ishin vërtetë  Dhoma të Specializuara të Kosovës, nuk do të ndodhte kjo që po ndodh, por është fjala për dhoma të një gjykate raciste.

Po të ishin vërtetë  Dhoma të Specializuara të Kosovës, nuk do të ndodhte kjo që po ndodh, por është fjala për një gjykatë ndërkombëtare, mbase e vetmja e këtij lloji në historinë e gjykatave raciste, fashiste. Është koha e fundit për të folur drejt e jo me eufemizëm,  sepse kemi të bëjmë me një Gjykatë Speciale e cila nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, Ushtrinë Çlirimtare  të Kosovës e quan “Ndërmarrje kriminale”, ndërsa krerët e saj i ka paditur  për krime lufte.  Është koha e fundit që kjo marrëzi e prodhuar nga mendjet e trashëguara inkuizicionale e fashiste, të quhet me emër të vërtetë, sepse me të vërtetë është turp i turpeve të quhet Dhomë e Specializuar e Kosovës, Gjykata edhe më antishqiptare, sesa ato të kohës së Millosheviqit.

Me sa di unë asnjë shqiptar i gjykuar pas luftës,   në Serbi,  nuk është dënuar 26 vjet burg, për gjoja krime, aq   sa e ka dënuar Salih Mustafën,  Gjykata Speciale.

 Po të ishin vërtetë  Dhoma të Specializuara të Kosovës, nuk do të ndodhte kjo që po ndodh, por është fjala për një gjykatë raciste e fashiste, e njohur botërisht nga të gjitha mediet ndërkombëtare si Gjykatë Speciale, por jo edhe për shumicën e medieve dhe të politikanë pacifistë të Kosovës, të cilët endej jetojnë me frikë, të cikët ende përdorin eufemizma dhe në vend që ujkut t’ i thonë ujk, ata i thonë, gojëmyllti. Janë të njëjtit këta projektues të mjerimit e nënshtrimit  sikur në kohën e luftës kur deklaronin se krimet në Kosovë nuk po i kryen Ushtria e Serbisë, por forcat paramilitare. Të cilat nuk po mund i kontrollon as ushtria e Muilloshit. Edhe sot e kësaj dite disa nga plehurinat me prejardhje të bashkim vëllazërimit, përdorin në parim togfjalëshin, “Forcat paramilitare”. Të tillëve nuk u lejon “namuzi” të thonë të vërtetën troç, e tillë sikur është, por duan ta zbusin në nivel të shpirtshiturve mjeranë që janë edukuar me maksimën historike të nënshtrimit: “Pushteti edhe nëse bëhet gomar, mos i hip”.

Është paradoks i paradokseve ta pranosh si “Dhomë të specializuar të Kosovës”   një gjykatë të imponuar e të ricikluar për qëllime thellësisht antishqiptare, një gjykatë që e ka ADN-së e vet në ndjekjet e kohës së ikuizicionit që u bënte kisha katolike të gjithë atyre që nuk pranonin të konvertoheshim. Ajo, njerëzit, sidomos shkencëtarët e filozofët  i digjte në turrë të druve më vonë u priste kokat me gijotinë. Tani nuk ka më gijotinë, as turrë të druve, sepse Evropa është e moderuar e përparuar, edhe pse për shqiptarë është po ajo Kurva e motit, vetëm sepse tani i thonë putanë, prostitutë etj. Ajo dënon sipas rastit dhe nevojës. Zgjedh paraprakisht kë duhet dënuar, pavarësisht ka bërë apo nuk ka bërë faj.

Ahmet Qeriqi

  1. 11. 2023

Prishtinë

Kontrolloni gjithashtu

Nuk ka ditë në shenj përkujtimi për dëshmorët e heronjtë dhe të mos gjendet në terren trojka qeveritare: Vjosa Albini, Glauku

Nuk ka ditë që kalon në shenj përkujtimi për dëshmorët e heronjtë dhe të mos …