RKL

RKL: “Goditja” Speciale do të fillojë së shpejti, o burrani, të gëzojmë se “na erdhi dita”, brohorasin horrat e horrave

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, bëri të ditur se nga Gjykata Speciale ka marrë ftesë edhe Nuredin Ibishi – Leka, ish epror në Zonën Operative të Llapit. Në fushatën e fundit të “gjuajtjeve” nga kjo Gjykatë, janë ftuar për t’ u marrë në pyetje edhe tre eprorë të tjerë të lartë të luftës së UÇK-së, Sejdi Veseli, Fatmir Sopi dhe Kadri Kastrati, si dhe mjeku kirurg i luftës, Fadil Beka. Janë ftuar edhe ish luftëtarë të tjerë, të cilët nuk kanë pranuar të prononcohen publikisht. Kryetari i OVL- së UÇK-së, Hysni Gucati, ka thënë se nga Gjykata Speciale janë lëshuar mbi 26 ftesa të reja. Ato nuk janë bërë publike pasi Organizata e ruan privatësinë e tyre. Presim edhe ditëve në vijim të kemi ftesa të reja. Ky muaj do të jetë i rëndë për OVL-UÇK-në, dhe vet veteranët, do të ftohen nga 4-5 luftëtarë në ditë. Deri më tani ka rreth 100 ftesa për pjesëtarët e UÇK-së, dhe persona tjerë që nuk kanë qenë pjesë e luftës. Hysni Gucati  ka thënë se nga fillimi i nëntorit priten aktakuza të reja apo edhe arrestime. OVL e UÇK-së është pajtuar me këtë fushatë dhe tani i mbetet të numëroje se kush dhe sa ish luftëtarë të lirisë do të merren në pyetje dhe do të dënohen me burg nga Gjykata Speciale, inkuizicionale,  kundër UÇK-së. Kjo gjendje më kujton atë shpërthimin vullkan të Gjergj Fishtës, “Çka bajnë tash shqiptarët e shkretë?, hanë fiq e kastraveca e…”

Intensifikimi i fushatës po ndodh, në radhë të parë për shkak të rrethanave të reja që janë krijuar pas  rezultatit të zgjedhjeve dhe humbjes në to të partive që konsiderohen si “krah i luftës”, PDK-AAK Nisma, por edhe për shkak se shumica dërrmuese e të ftuarve po tregojnë lojalitet ndaj Gjykatës, me bindjen e tyre se do të vendos drejtësia dhe do të pastrohet lufta e UÇK-së.   “Drejtësia” e Evropës ndaj shqiptarëve ka filluar të intensifikohet prej vitit 1878, pastaj nga viti në vit, deri në kohën tonë duke ndarë drejtësi  “a la franga” për bijtë e shqipeve sikur themi ne për veten tonë, ndërsa për bijtë e Azisë, sikur na trajtojnë ata me drejtësinë, për kokë turku, “ a la turka”.

Pajtimi me Gjykatën Speciale, në radhë të parë e legjitimon këtë gjykatë edhe nga vetë të akuzuarit

 

Pajtimi me Gjykatën Speciale, në radhë të parë e legjitimon këtë gjykatë edhe nga vetë të akuzuarit dhe kjo është ana më e keqe e kësaj të lige, farën e së cilës kanë pranuar ta mbjellin disa nga krerët e luftës dhe të politikës në vendin tonë. Tani ata do të korrin egjrën që e kanë mbjellë në vend të grurit.

Kjo gjykatë mbi të gjitha  gjykatat e deritanishme, të cilat kanë dënuar qindra e qindra luftëtarë të lirisë, vetvetiu tregon se është krejtësisht gjykatë politike, e njëanshme, raciste, e drejtuar krejtësisht kundër luftës së UÇK-së, kundër krerëve komandues të saj dhe ka për qëllim primar ta diskreditojë luftën tonë çlirimtare, në mënyrë që t’i frikësojë popujt e robëruar që të mos i marrin armët në luftë për liri, por të pajtohen me status-quonë ekzistuese dhe në paqe e bisedime të zgjidhin problemet e tyre. Po ashtu kjo gjykatë ka për qëllim ta veçojë faktin se luftën e UÇK-së e bënë shqiptarët me besim islam, të cilët duhet të ndëshkohen edhe për faktin se i takojnë një besimi me të cilin Evropa është në luftë qe 1200 vjet.

Në këtë fushatë kundër UÇK-së po marrin pjesë edhe krerë të caktuar të politikës e të diplomacisë, analistë, redaktorë e gazetarë të njohur shqip-folës e shkrues, të njohur për qëndrimin e tyre prej bastardësh kundër luftës sonë çlirimtare dhe fitimtare. Në krye të kësaj valleje të “valpurgave” janë krerët e politikës në Beograd, të mbështetur fuqishëm nga Kremlini dhe nga qarqet antishqiptare kudo në Evropë e më gjerë.

Disa nga komandantët, eprorët e luftëtarët mendjelehtë po propagandojnë me të madhe se kjo gjykatë do të dështojë, se qenka në të mirën e pastrimit të luftës dhe se në fund të fundit nuk do të dënohet askush, sepse lufta e UÇK-së ka qenë e pastër.

Ky rezonim i mbrapshtë pacifist e mendjelehtë, të cilin përmes militantëve të vetë e kanë sforcuar disa nga krerët e institucioneve dhe të partive politike, është bërë me qëllim të pacifikimit përfundimtar të idesë së kundërvënies dhe mbrojtjes me çdo kusht të vlerave të luftës, të atakuara sa e sa herë deri tani nga serbët dhe bashkëpunëtorët e tyre në Kosovë, të cilët i kemi pasur dhe i kemi jo me pakicë, por “nus” prodhim.

“Srpsko kolo na okolo” me  sintagmat idiotike si: “Erdhi Specialja”, “Goditja speciale”, “Dridhja Speciale”

Formulimet idiotike si “Erdhi Specialja”, “Goditja speciale”, “Dridhja Speciale”, nuk ka si të mos na kujtojnë vallen serbe “Igraj kolo okolo od Beça do Stambola”. ( Hidhe vallen rreth e rreth, prej Vjene në Stamboll”).

Entuziazmi i shprehur deri në dalldi delirante i bijve e bijave të prokurorëve e gjykatësve të ish regjimeve  të Serbisë e Jugosllavisë, për fillimin e punës së kësaj gjykate, përbaltja që ata i kanë bërë dhe i bëjnë krejt hapur kësaj lufte, ndërsa i kanë vjelë dhe po i vjelin frytet  e saj qindfish më shumë se luftëtarët e lirisë, apo familjarët e dëshmorëve dhe të martirëve, tregon më së miri disponimin e neveritshëm dhe antikombëtar të një pjese të madhe të njerëzve tanë, të manipuluar nga mujsharët e politikës dhe klanet e caktuara, të cilët kanë përfituar dhe po përfitojnë mbi kurriz të këtij populli dhe gjakut të derdhur për liri.

Luftëtarët dinjitarë, idealistë dhe militantë të lirisë nuk do ta pranojnë verdiktin e kësaj gjykate, pavarësisht se do të shpallën  fajtorë e do të dënohen. Ata në kalvarin e tyre të vuajtjeve do të degdisën nëpër burgjet e shteteve të Evropës, por jo në Siberi e në Serbi, por në Spanjë e në Holandë, në Francë e në Suedi e gjithandej në zandanet e Evropës Plakë që u jep mirënjohje e çmime përkrahësve të masakruesve të fëmijëve, nënave e motrave tona.

Gëzoni pra ju bastardë, ashtu sikur ishin gëzuar dikur gjysh-stërgjyshërit Tuaj kur shqiptarët kryengritës e liridashës i degdisnin anë e këndë “hapsaneve e zandanëve”  të Baba Dovletit, tutje përtej Urës së Qabesë e shkretëtirave të Arabisë.

Këndojeni dhe luajeni vallen e robërisë, sepse me atë valle nënat e baballarët u kanë  ngjizur gjatë shekujve!

Gëzojuni Gjykatës Speciale dhe pëlcisni nga gëzimi, sepse keni edhe të drejtë, keni shpëtuar shumë lehtë, madje nuk jeni lagur fare…

Ia keni hedhur, ashtu sikur baballarët Tuaj që i kanë hedhur valles së dreqit e të birit.

“Termet Gjykata Speciale” nuk do ta dridh idealizmin gjenetik shqiptar, por do ta kalis e do ta forcojë deri në skaj idenë e bashkimit kombëtar, si të drejtë të patjetërsueshme, të natyrshme për të krijuar një Shqipëri unike me trojet e veta,  një faktor  të fuqishëm kombëtar, që cilin nuk e dridhin  tërmetet as tufanet, tajfunet as furtunat.

Sepse ne reagojmë vetën kur na shtypin e na shtrydhin, sikur na bëri Millosheviqi, por kur reagojmë në raste të tilla dimë çka bëjmë dhe çka duam, madje edhe e bëjmë ashtu sikur e kemi bërë sa e sa herë gjatë historisë.

Kontrolloni gjithashtu

Tri vjet me arrogancë, mujshari politike, keqqeverisje, korrupsion, shpërfillje e aleatëve, thellim të ndasive e përçarjeve…

Kanë kaluar tashmë tri vjet të qeverisjes së Kosovës nga koalicioni: Vetëvendosje ne krye me …