Kryetari Thaçi i shpall zgjedhjet për kryetar në komunën e Besianës dhe për atë në Mitrovicën Veriore mbahen me 29 nëntor 2020

Hoti: Komisionarët e partive tjera kanë bërë tjetërsim të votave por pas rinumërimit të tyre Nisma do të ketë ngritje të dukshme

Ish deputeti i Kuvendit nga Nisma për Kosovën,  Enver Hoti ka shfaqur bindjen e tij se komisionarët e partive tjera kanë bërë tjetërsim të votave por pas rinumërimit të tyre Nisma do të ketë ngritje të dukshme. Ai ka shtuar më tutje se rinumërimi i 530 vendvotimeve vetëm se do ta rrisë Nismën. “Nisma është e bindur se rinumërimi i votave do ta kthejë të vërtetën. E vërteta është brenda kutive. Ne jemi të bindur se partitë tjera kanë bërë manipulime të votave, tjetërsim të votës në raport me Nismën dhe ne po e presim rinumërimin dhe jemi të bindur se do të ngrihemi dukshëm nga rezultatet preliminare, që i ka nxjerrë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.. Sipas të dhënave tona dhe informacioneve, Nisma edhe tani e ka kaluar pragun, por ne presim që të rritet edhe më tutje nga rinumërimi, sepse po shihet një proces i deformuar nga komisionarët e papërgjegjshëm, sigurisht të nxitur nga subjektet e partive politike, ka deklaruar më tutje ish deputeti i Kuvendit nga Nisma për Kosovën, Enver Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …