VULIN

RKL: Kujtesa fantazmogorike e Vulinit të Serbisë, ministrit të Vuçiqit që nuk e ka kryer as shërbimin ushtarak

Deklaratat pompoze, mburrëse, por me tone kërcënuese dhe paranojake të ministrit Brendshëm të Serbisë, Aleksandar Vulin, janë ikonografia e tij e çartallisur mendore, që buron nga ndikimi i Kishës dhe nga frymëzimet fashistoide për Serbinë e madhe prej Vjenës deri në Stamboll.

Sivjet në 40-vjetorin e demonstratave dhe protestave gjithëpopullore për Republikën e Kosovës, më 15 maj 2021, Vulin kishte përkujtuar katër ushtarët dhe policët jugosllavë që ishin vrarë gjatë sulmit në Prekazin e Ulët, kundër Tahir Mehës dhe Nebih Mehës. Me atë rast, Vulin kishte shkruar: Kam vendosur  një kurorë me lule, në Beograd në memorialin e policëve të vrarë në përleshjen me shqiptarët në 1981 në Prekaz të Ulët, në Kosovë. Vulin deklaroi se  ka një histori të gjatë për terrorizmin dhe luftën kundër tij. Ai shtoi se familjet e tyre kanë dhembshurinë tonë, se ata kujdesen për fëmijët e tyre dhe se kujtimi i tyre ruhet me respekt të madh dhe të sinqertë.

“Sot ne kujtojmë ata që dhanë jetën në 1981 dhe kujtojmë se Ministria e Punëve të Brendshme dhe të gjithë anëtarët e policisë janë gjithmonë atje për çdo qytetarë të vendit tonë, pa pyetur për fenë apo kombin, duke u kujdesur për ruajtjen e rendit, paqes , ligjshmërisë. “vuri në dukje Vulin.

Vulin nuk jeton dot në kohë dhe në hapësirë. Ka harruar se Jugosllavia e tij e dashur ka vdekur, është katandisur dhe i ka mbetur vetëm emri si ish-RSFJ. Ka harruar se Serbia e tij e sotme nuk kujdeset dot për askënd në Kosovë, pasi Kosova është shtet dhe Vulini nuk hyn dot vet as me ish dhe tani milicët e tij.  Por ditë më parë, si ndjellakeq që është përjetoi intervenimin e Policisë së Kosovës, në Veri. Nga mburrja fodulle, ai nuk e foli asnjë fjalë për intervenimin, meqë një akt i tillë e kishte lënë pa fjalë, ndërsa sedrën ia kishte lënduar, më shumë se atëherë kur gjatë rekrutimin në Ushtrinë Jugosllave i kishin thënë se nuk je i aftë për ta jryer shërbimin ushtarak.

I mjeri Vulin!

Kontrolloni gjithashtu

RrGK: Sot gjithë shoqëria duhet të bëhet zë ri i grave dhe vajzave

Ende pa kaluar 5 ditë nga rasti tragjik i vrasjes së gruas në Ferizaj, sot …