Jusuf Buxhovi

RKL: Mercenari pervers, Jusuf Buxhovi e krahason Hashim Thaçin me Esat Toptanin e Albin Kurtin me Hasan Prishtinën

“Këshilltari” i Vjosa Osmani dhe Albin Kurtit, UDB-ashi ranokiviçist, mercenari i Vuçiqit dhe i Daçiqit, Jusuf Buxhovi është i njohur  për shkrimet dhe pamfletet e tij politike, veçmas në një ekzemplar sikur është,  “Dosja B”, të  cilin ai e quan roman,  ku në mënyrën më idiotike  dhe më antikombëtare, me imagjinatën e tij perverse,  pretendon ta legjitimojë versionin serb për  krimet, vrasjet e dhunimet e femrave shqiptare nga UÇK-ja, e  jo nga Serbia, as nga ushtarët e policët e Millosheviqit. Ky pamflet i këtij mercenari që shëtit lirshëm nëpër Kosovën e çliruar nga gjaku i dëshmorëve të luftës së UÇK-së, tani kur Hashim Thaçi dhe kreu i luftës ndodhet në Hagë prej nëntorit të vitit 202o, ky renegat tirist,  për herë të parë ndihet i lirë në Qeverisjen Kurti-Osmani, me të cilët i lidh një miqësi e thellë sidomos e bindjeve dhe pikëpamjeve politike.

Nuk kemi  të dhëna se është këshilltar “prej së vërteti” por e dimë se Albin Kurtin e krahason me Hasan Prishtinën, ndërsa Hashim Thaçin me Esat Toptanin. Ku e ka hallin ky bastard që për ligësi e idiotizëm ia kalon madje edhe Dik Martit, Veton Surroit, Shkëlzen Gashit, Vehbi Kajtazit, Bledi Fejziut, Idriz Morinës,  Enver Petrovcit, i cili flen me foton e Millosheviqit, mercenarëve e bastardëve të tjerë, të cilët janë gjithnjë e më të zëshëm, tani kur kreu i UÇK-së ndodhet në Hagë dhe presin me padurim të UÇK-ja të shpallet organizatë terroriste.

 

Jusuf Buxha nuk është i vetëm,  por së bashku me Veton Surroin e disa të tjerë, janë kreu i mafias mercenare  antishqiptare, të cilët i ka financuar dhe i financon toka dhe nëntoka serbe, ashtu sikur financoi Dik Martin, të cilin tani e kërcënon, sepse i ka marrë paratë dhe nuk ka kryer punë.

Po nëntoka kriminale serbe nuk kërcënon Jusuf Buxhovin as Veton Surroin, as klanin e tyre të cilët edhe librat kundër luftës së UÇK-së, që i botojnë në Kosovë, te ish partiakët, tani redaktorë, pastaj  i përkthejnë dhe i përurojnë  në Francuska 7, në Beograd, me Mekën e tyre ideologjike.

Ata,  deri tani i kanë kryer më së miri detyrat, prej kur kanë lindur në qymezet e “bratstovo-jedinstvos” e deri tani. Dihet origjina, pjella dhe vepra e tyre, denbabaden në shërbim të Serbisë. Kjo nuk është  aq shumë për t’ u çuditur, sepse pjellë të tillë në Kosovë dhe kudo në trojet shqiptare ka pasur dhe ka me bollëk. Kanë qenë rreth 80 vjet bashkëjetesë, kumbari, pobratimi, miqësi, jarani, kurvëri e çka jo me Serbi,  dhe nuk bëhet hasha kjo, dhe nuk harrohet kjo,  andaj dardha bie në dardhë, edhe kur është e kalbur.

Është proces historik ky që vegjeton edhe tani, andaj Kosova lëngon, andaj kreu i UÇK-së nga “Evropa e dashur” për shumë kë, për ne  ajo Evropa e Gjergj Fishtës,  trajtohet “Ndërmarrje  e përbashkët kriminale”, ndërsa  spiunët e djeshëm dhe të sotëm të Serbisë, kapardisen  gjerë e gjatë nëpër institucionet e Kosovës, që janë ngritur mbi gjakun e derdhur rrëke të dëshmorëve e martirëve të kombit.

Duke u mbështetur në këtë pjellë hibride, dhe duke ditur mirë me emër e mbiemër se sa dhjetëra  mijëra nipër e mbesa ka lënë Serbia në Kosovë, ajo  pretendon se doemos duhet të rikthet. Serbia  pretendimet e tilla nuk i ka fshehur as i fsheh, përkundrazi duke ditur se sa ithtarë ka në Kosovë, dhe ajo i di më mirë se ne, nuk heq dorë, sepse e di fare mirë se sa pjellë të veten ka lënë vendin tonë.

Dikush edhe mund të thotë se po ekzagjerojmë,  por ja vetëm një shembull.

Shumica shqiptare në Kosovë prej vitit 1945 ka votuar për Beogradin dhe regjimin e Serbisë, madje duke u nisur qysh nga Konferenca e Prizrenit e vitit 1945. Kreu politik e ushtarak shqiptar i Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë i asaj kohe, hoqi dorë nga Rezoluta e Bujanit dhe votoi për mbetjen e Kosovës,  si pjesë e Serbisë në Jugosllavi.  Janë fakte e dëshmi të forta për t’ i anashkaluar për hir, të  gjoja “moralit kombëtar” të asaj pjese shqiptare  e  shqipfolëse.

Po e zëmë se nuk kanë pasur çka të bëjnë. Po çka bënë më vonë!

Vranë e masakruan  tërë elitën e NDSH-së,  që nuk ishte balliste as komuniste, burgosën me mijëra, pushkatuan me gjyq  e pa gjyq mijëra prej tyre, dënuan prej 1 e deri në 20 vjet burg rreth tetë mijë shqiptarë liridashës. Prokurorët, gjyqtarët, porotët, milicët, hetuesit, denoncuesit, vrasësit dhe ekzekutuesit  në shumicë ishin shqiptarë, madje një kohë më vonë, numerikisht  ishin më shumë se 80 për qind në krahasim me serbët e malazezët.

Disa nga ata, tani në moshë të thyer ende jetojnë, ende ëndërrojnë kohën e artë të bashkim vëllazërimit, ndërsa bijtë e bijat e tyre janë postuar në më shumë se 80 për qind në të gjitha institucionet e vendit, në ato qendrore dhe vendore, në tërë administratën e Shtetit, në Polici, në FSK, nëpër institucionet arsimore, në Kuvend, në Presidencë, në Universitetet e Kosovës, në jugo-mediet në Akademi e në të gjitha instancat pushtetarë e qeveritare. Me ta u bënë bashkë edhe një pjesë nga ata që kishin që ishin burgosur  nga ish regjimet.

Realisht kjo është rrjedhë logjike, sepse shumica shqiptare, në trojet e robëruara,   për më shumë se dyzet vjet ishte e lidhur si  mishi me thoin me Jugosllavinë e Titos, madje edhe pas vdekjes së tij, me moton:  Shoku Tito ne të betohemi, se nga rruga jote (as pas vdekjes)  nuk do të largohemi. Shumë prej tyre edhe sot e mbajnë betimin, por pas luftës së UÇK-së dhe çlirimit të Kosovës, ata  ia kthyen ndryshe, tani sipas motos së njehur të gjysh-stërgjyshërve bizantino lindorë: Haja qenit pija qenit, tash i bimë karadyzenit”. Dhe po i binë kadadyzenit  si më së miri, pa u hyrë asnjë therë në këmbë, të paktën deri tani…

 

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …