leoni

heshtjen

RKL: Në ditën e heshtjes zgjedhore, kryeministri Kurti dhe kryetar i Vetëvendosjes, ka vazhduar pa pengueshëm fushatën zgjedhore

Dje në Prizren,  në ditën e heshtjes zgjedhore, kryeministri Kurti dhe kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka vazhduar pa pengueshëm fushatën  zgjedhore. I shoqëruar nga një eskortë militantësh  dhe nga kryetari aktual i Prizrenit, Mytaher Haskuka ai me simpatizantët ka lëvizur nëpër rrugë dhe lokale të qytetit duke takuar njerëz e duike i ftuar ata që ta votojnë kandidatin e Vetëvendosjes.  Duket se Albin Kurti po bën gjithë çka mundet,   në mënyrë që ta ruajë numrin e votuesve për Haskukën, pasi sipas disa sondazheve konstatohet se  ka rënë interesimi i votuesve për ta votuar edhe për një mandat.

Kurti jo vetëm që nuk është rezervuar nga fushata, në  ditën e heshtjes zgjedhore, por  ai nuk ka qarë kokën as për shkakun se  eskorta e tij e policisë ka bllokuar  për disa orë rrugën kryesore të qytetit të Prizrenit, duke shkaktuar tollovi për qytetarët në trafik. Në një video të postuar nga qytetarët vërehet qartë kolona e madhe e veturave të situsura në pritje të hapjes së rrugës. Në fotot e shpërndara edhe nga mediat lokale dhe në rrjetet sociale, Kurti shihej në shoqërimin e Mytaher Haskukës dhe deputetes boshnjake, Duda Balje.

Kontrolloni gjithashtu

Takime vëllazërore me shqiptarët e Kroacisë

Kryetari i Nderit i Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare, njëherit dhe Anëtar i …