Kurti

RKL: Nga frika e dialogut me Vuçiqin, Albin Kurti godet ambasadorët për ta zhvendosur vëmendjen e opinionit

Albin Kurti, edhe njëherë befasoi, kësaj radhe lidhur me ambasadorët të cilët, në postet e tyre aktuale i kanë vendosur qeveritë paraprake. Ky vendim krejtësisht i pamatur, sidomos për situatën aktuale, nëpër të cilën po kalon Kosova, nuk është veprim i papritur, sepse ky ka qenë edhe premtim elektoral i Vetëvendosjes, i shprehur me kërcënimi, se “do t’ i ngrehim zhag, kapësit e pushtetit sapo ta marrim  Qeverinë”.

Edhe në Qeverinë me 50 ditë jetëgjatësi, Kurti kishte vepruar njëjtë, jo vetëm me disa ambasadorë por me agjencitë dhe me disa institucione të vendit.

Tekefundit kjo edhe është pritur, sepse premtimet që iu ka bërë Vetëvendosja  militantëve  të caktuar gjatë fushatës së zgjedhjeve, për t i vendosur nëpër poste, në punë dhe pozita të ndryshme, doemos duhet të realizohen, pasi ata nuk e kanë çjerrë kot zërin, andaj duan edhe të shpaguhen për mundin e punën e tyre.

Mjafton të kthejmë në kujtesë se çfarë “lufte” kishin zhvilluar anëtarët e Vetëvendosjes në KQZ, kundër kryetares së këtij Këshilli, madje edhe duke e fyer tepër ulët dhe duke e kërcënuar me dëbim nga posti sapo ta marrin Qeverinë, nëse ajo nuk do t ‘ iu nënshtrohej vullnetit të tyre.

Pezullimi i ambasadorëve, në shumë vende të botës,  është vetëm fillimi i spastrimit etnik, politik,  i Qeverisë Kurti.

Ky veprim në kohën kur pritet të fillojë dialogu me Serbinë e Vuçiqit, kur pritet kompromisi jo vetëm i dhembshëm por edhe fatal me ndërmjetësuesit e Brukselit, bëhet për të blerë kohë, me qëllim që të shtyhet për aq sa është i mundur procesi i dialogut, i cili Albin Kutit i rri si litari në qafë, si “Shpata e Damokleut” pasi e degradon përfundimisht dhe ia çjerrë maskën  parullave politike:

-Jo negociata – por Vetëvendosje, parullë e cila ende mbetet e afishuar në muret e  objekteve kudo në Kosovë, edhe pse e zhubrosur  dhe askund e retushuar.

Tani Kurti ia ka kthyer ndryshe:

-Po negociata, po dialog, sepse Vetëvendosja është në pushtet, pastaj është emri i saj, dhe kjo mjafton…

Kurti me të vetët e di fare mirë se tani do të ketë negociata, kompromis, dialog dhe kurrë farë vetëvendosje në të mirë të Kosovës, sepse çështja e Kosovës, raporti me BE-në, e cila në të gjitha nivelet e ka bërë të qartë se në bisedime do të hyhet me kushtin e kompromisit nga të dyja palët, janë premisa dhe esenca për dialog, të cilën Kurti dhe Qeveria e tij nuk do të mund ta kapërdijnë, sepse është kafshatë që të ngelet në fyt…

Shkarkimi i ambasadorëve pas deklaratës  skandaloze në Bruksel, ku Albin Kurti ka kërkuar  eliminimin nga skena politike të  kriminelëve të luftës, pa specifikuar se kush janë ata kriminelë, dhe duke lënë të kuptohet se Kosova kriminelët e vet i ka dërguar në Hagë, ende pa filluar gjykimi i tyre, pastaj  duke paragjykuar se ata doemos do të dënohen për krime lufte, janë qëndrimet politike të Kurtit, të cilat ai i lanson  gjithnjë për të blerë kohë dhe duke shpresuar se mos po ndodh ndonjë e papritur në vend, rajon apo më gjerë, kur vëmendja e opinionit do të largohet nga Kosova dhe ai do të arnojë premtimet e shumta elektorale.

Këto koniunktura politike, demagogjike të Albin Kurtit do të ndeshën shumë ashpër me realitetin ekzistues në Kosovë, me situatën e cila pritet të eskalojë, si rezultat i një luftë të brendshme politike, pozitë-opozitë,  të cilën ai do ta dramatizojë me qëllim për të realizuar projeksionet  manovruese sepse të gjitha  do të bien ndesh me përcaktimet e Vetëvendosjes:

Për reciprocitetin me Serbinë,

Për injorimin e “Zajednicës”,

Për mospajtimin me  demarkacionin me Malin e Zi,

Për zhvlerësimin  e Marrëveshjes së Uashingtonit  dhe për sa e sa premtime të tjera, të cilat tashmë kanë filluar t’ i ngelin në fyt, andaj ai kërkon rrugë të reja për të manovruar, por maskat gjithmonë  nuk mbahen mbi fytyrë, vjen koha kur ato bëhen të palara, zhubrosen dhe të çjerrën.

Kontrolloni gjithashtu

Ylli Mece

YLLI MEÇE: POLITIKANËT TANË ME “TANGA ROZË” DHE….  GJYSËM EFENDIKO BEJLERI

Një prej problematikave që kanë zënë faqet e shtypit të përditshëm është dhe ngelet, për …