RKL: Nuk është alegoria fishtjane, për Evropën putane, sikur keqinterpreton Mustafë Nano

Ka pasur dhe ka, kudo ndër shqiptarë,  “sallabana e rriçna, hiça e ligaveca”, ashtu sikur ka te të gjithë popujt e botës, ku më shumë e ku më pak, por edhe radhët e diplomacisë së Evropës, përjashto anglezët e Toni Blerit, ka sa të duash kurva e kurvarë, “të motit, e të sodit”,  të tillë si në kohën e Gjegj Fishtës, ka  pederastë e paparrastë,  që kanë më shumë simpati për Zulutë e Muçi-Nanos  sesa për shqiptarët, për të cilët vetë përkatësia e tyre kombëtare, në një masë edhe ajo  fetare ka qenë dhe ka mbetur e papranueshme. Evropa ka qenë dhe po mbetet Kosherja e madhe e të ligave shekullore, sepse nuk janë vetëm shqiptarët, të cilët i demonizoi politika snobiste, fashiste  e Evropës. Nuk mund të fshihet fakti se Evropa kishte tri shtetet  më të  fuqishme fashiste në Luftën e dytë Botërore, Gjermaninë hileriane,  Italinë e Musolinit dhe Spanjën monarko-fashiste  të Frankos, por kishte edhe shumë qeveri satelite kudo në mesin e shteteve të Evropës. Qeveri të tilla kuislinge pati në Shqipëri dhe në të gjitha shtetet e Ballkanit e më gjerë. Të gjitha kontinentet e tjera patën vetëm një shtet fashist, që ishte Japonia, e cila edhe mori ndëshkimin shumë më të rënde sesa Gjermania fashiste evropiane,  Ishte pastaj vetë kreu shpirtëror fetar i Evropës katolike,  Vatikani,  që nuk u distancua asnjëherë nga fashizmi, të paktën nuk u distancua në kohën kur Evropa dhe bota po përjetonte katrahurën dhe fatalitetin më të madh, të shënuar ndonjëherë në historinë e qytetërimit e të njerëzimit. Është Vatikani sot që derdh lot për manastiret serbe në Kosovë dhe nuk e pranon as do ta pranojë ndonjëherë pavarësinë e Kosovës.


Se qenka apo nuk qenka i moralshëm të përmendet sot cilësimi i Fishtës për Evropën, kjo nuk i bën asnjë përshtypje BE-së, por u bën përshtypje mendje robëruarve, “sallabanave” tanë që mundohen ta etiketojnë Fishtën, ashtu sikur në kohën kur  ishte përjashtuar nga letërsia jo për artin, por sepse mendohet se përkrahu Italinë fashiste, e cila, një viti para se të vdiste Fishta e kishte okupuar Shqipërinë.


 


Nuk janë vetëm shqiptarët e injoruar nga Evropa, por janë edhe hungarezët e copëtuar dhe të ndarë në katër shtete, janë edhe sicilianët e tjetërsuar, janë baskët, katalonasit e shumë popujt të tjerë që mbahen të sunduar nga politikat e shteteve evropiane, janë edhe boshnjakët të cilët u masakruan barbarisht në sy të forcave paqeruajtëse holandeze të Evropës, në verë të vitit 1995 në Srebrenicë. Deri vonë nën dhunën e terrorit, jetonin edhe irlandezët, andaj nuk ka arsye të marrësh flakë e të mundohesh të tregosh se Evropa qenka engjëlli, por ne shqiptarët qenkemi ata ligavecët, se Evropa nuk na paska faj, por qenka faji ynë përse nuk konvertohemi, përse nuk ia bëjmë hatrin Evropës ashtu sikur  ia paskemi bërë dikur Baba Dovletit.  Këtu,  kritikuci Nano ngatërron tezat, ose nuk i definon qartë kur shumicën shqiptare i  quan ligaveca e jo politikanët shqiptarë, të cilët me asnjë fjalë të vetme nuk ia prishin tymin Evropës, nga frika se mos po ua përmendin Enver Hoxhën dhe kritikat e tij verbale, të cilat askush në Evropë, asnjëherë  nuk i ka marrë seriozisht, ashtu sikur nuk i ka marrë seriozisht kritikat e Gjergj Fishtës, apo odet servile të gazetarëve dikur komunistë sot pro-evropianë.


 


Se ku e ka origjinën urrejtja e Evropës shtrigë e kurvë, ndaj shqiptarëve, nuk është edhe fort e lehtë të zbulohet dhe nuk besoj se është feja shkaktari kryesor, sepse në Evropën e madhe njerkë, jetojnë hiq më pak se 40 milionë myslimanë, ndërsa para një shekulli në kohën e Fishtës nuk kishte më shumë se tre katër milionë. Asnjë vend i Evropës, asnjë qytet, asnjë lagje, asnjë shtëpi nuk është sulmuar nga ndonjë shqiptar, madje qoftë edhe nga ndonjë shqiptar  i supozuar, apo shpifur  i Al-Qaidës. Është sindromi i sëmurë i gazetarëve të tipit, Nano, Maliqi, Surroi, e të tjerë, që vuajnë nga sindroma e paragjykimeve për shqiptarët që kanë emra e mbiemra islamë, por në brendi kanë një shpirt krejt pak fetar, për të mos thënë gati aspak fetar, sikur është treshi famoz, templlarë vullnetarë dhe  të vonuar të Evropës. Pse pra brengosen këta “kritikucë që shkojnë rrugës duke pirë mastikë e duke ngrënë fiq e kastraveca dhe duke i këqyrë ushtarët e diplomatët e huaj se si janë veshur dhe çfarë limuzinash vozisin. Po, ka  sa të duash, ka shqiptarë të tillë, madje ata janë në krye të tri ngrehinave shqiptare, në Tiranë, Prishtinë dhe në Shkup  që nuk e bëjnë dot një shtet  shqiptar për të qenë. Evropa, përjashto Britaninë e Madhe, nuk ka dhënë asnjë kontribut në çlirimin e Kosovës. Këtë e dinë të gjithë shqiptarët liridashës në Kosovë e më gjerë. Aeroplanët francezë të NATO-s kanë goditur vetëm caqet e UÇK-së dhe popullatën civile shqiptare. Ishin trupat franceze të ndihmuara nga trupa ruse të KFOR-it që ndanë qytetin e Mitrovicës ashtu si dikur Mostarin e Bosnjës.  Vetëm aeroplanët e Amerikës dhe të Anglisë kanë goditur makinerinë serbe të krimit, me ndonjë përjashtim, nga ndonjë shtet tjetër anëtar i NATO-s. Këtë mbase nuk e di Mustafa Nano, kur pretendon se paska zbuluar “alegorinë” fishtjane, nëse vërtet e kupton përmbajtjen e kësaj  figurë stilistike. Nuk ka asgjë figurative as alegorike në vargjet  e Fishtës:


 


Uh! Evropë, ti kurva e motit!


Që i re  mohit, besës së Zotit!


Po, á ky asht sheji i qytetnisë?


Me da token e Shqypnisë,


Për me mbajt klyshtë e Rusisë?


 


Këto vargje edhe sot nuk e kanë humbur aktualitetin, kur këlyshët e Serbisë, BE-ja po i fut dhe po i pavarëson në veri të Kosovës. Nano dhe të tillët si ai nuk duhet të merakoset  me faktin se serbët kanë origjinë nga Rusia, apo ndoshta nuk e di këtë pjesë të historisë, ashtu sikur nuk e di se serbët ndihen krenarë që janë “këlyshë të Rusisë”, dhe nuk janë fyer as fyhen fare nga vargjet e Gjergj Fishtës, ashtu sikur ka shqiptarë që me gjithë dëshirë ndihen krenarë se janë “këlyshë e kudra të Evropës”. Pse jo kur në Evropën e lirë, në Evropën e “moralshme” dhe demokratike çmohen më shumë qentë, macet, lesbiket, pederastët, biseksualët, sesa myslimanët apo katolikët, qofshin ata shqiptarë apo pjesëtarë të kombeve të tjera.


Mbase nuk është kështu!


 


(Mustafa Nano: nuk është Europa që është kurva e motit. Përkundrazi, është Shqipëria që është ligavecja e shekujve)


 


Dhe është po kjo ‘kurvë’ (kuptohet, me atë vendin jo europian, që është USA) që ra dakord t’i bëjë “qokën” e madhe kombit shqiptar në fund të të njëjtit shekull, t’u japë lirinë e pavarësinë shqiptarëve të Kosovës, gjë e papërfytyrueshme të arrihej në ndonjë mënyrë tjetër. Dhe është po kjo që e ka bërë mendjen top për të na marrë në gjirin e vet, ndonëse ne të gjithë e dimë se jemi frikshmërisht larg Europës (nuk e dinë veç ata që Europën e shohin si ‘kurvën e motit’).


Dje, në fund të ‘Zululandit’ tim të publikuar edhe nga Dita online, një lexues që nuk binte dakord me përfundimin tim të nënvizuar qysh në titull (“Integrimi në BE, ashtu si integrimi në Nato, është dhuratë e jo arritje”), shkruante një koment të vetin: “Mbas kaq vjetësh bisedime me BE-në unë kam arritur në një përfundim: BE-ja (jo të gjitha vendet, por ato që vendosin, dmth Britania e Madhe, Franca e Gjermania, dhe një vend jo europian që është USA) nuk na do as ne, as Turqinë, as Bosnjën, dhe nuk do të dojë as Kosovën, që ta ketë në gjirin e vet”.


 


Komente të tjera në rrjetet sociale ecin në këtë linjë. I mëshojnë pra idesë se është dikush në BE, ndoshta e gjithë BE-ja, që nuk na do ne shqiptarëve. Ca e ca i riktheheshin plot dëshpërim alegorisë fishtiane të ‘kurvës së motit’. Duhet thënë se me këtë gjetje (dhe jo vetëm me këtë), poeti i famshëm françeskan i ka dhënë një alamet alibíe natyrës sonë përjetësisht qaramane, gjë që e demonstrojmë gjithnjë, teksa s’e kemi hiç për gjë ta lidhim një si tersllik putativ tonin në histori jo me veset e patologjitë tona, por me ligësinë e dashakeqësinë e të tjerëve, sidomos të të mëdhenjve. Kjo është një pesë me hiç.


 


Ka qenë kjo ‘kurvë’ që, mes plot hezitimesh, interesash e lojërash egoiste, i dha dum punës që të shquajë në fillim të shekullit të shkuar një komb shqiptar, dhe duhet thënë se ka qenë një kuturisje alkimistësh të shquaje kombin tek një popullsi e shkërrmoqur mbi bazë feje, tradite, rajonesh (shyqyr që kishim gjuhën e përbashkët!), dhe të zvetënuar e të molisur prej pushtimit disashekullor otoman. Dhe është po kjo ‘kurvë’ (kuptohet, me atë vendin jo europian, që është USA) që ra dakord t’i bëjë “qokën” e madhe kombit shqiptar në fund të të njëjtit shekull, t’u japë lirinë e pavarësinë shqiptarëve të Kosovës, gjë e papërfytyrueshme të arrihej në ndonjë mënyrë tjetër. Dhe është po kjo që e ka bërë mendjen top për të na marrë në gjirin e vet, ndonëse ne të gjithë e dimë se jemi frikshmërisht larg Europës (nuk e dinë veç ata që Europën e shohin si ‘kurvën e motit’).


E prandaj, nuk është Evropa që është kurva e motit. Përkundrazi, është Shqipëria që është ligavecja e shekujve.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …