Mr. Lulzim A. Beqiri: Korrupsioni, ah korrupsioni

Korrupsioni është një virus i pa shërueshëm deri më tani, që po i përcjellë vazhdimisht   organet shtetërore të Republikës së Kosovës . Prijësit tanë duhet që të jenë më të ndërgjegjshëm para qytetarëve dhe shtetit që sapo mbushi 5 vite të ekzistencës së tij si shtet i pavarur dhe sovran. Këta politikan duhet urgjentisht të  hartojnë strategji efektive  për ta luftuar këtë dukuri që njëherit është edhe njëri nga obligimet që duhet të përmbushen në rrugëtimin drejt BE-së

Korrupsioni është  njëra nga arsyet pse qytetaret e Republikës se Kosovës janë kaq pesimist për të jetuar dhe  investuar në token ku sakrifikuan shumë.

Kosova ballafaqohet sot me sfida shumë të mëdha në Integrimet Euroatlantike. Korrupsioni mbetet fenomen i zakonshëm në jetën e përditshme të kosovarëve.

Qytetaret e këtij vendi  duhet  që në asnjë mënyrë të mos  kontribuojnë në përhapjen e kësaj sëmundjeje, nga veprimet aktive ose pasive të tyre, ose me heshtjen e tij të bëhemi  bashkëfajtorë. Korrupsioni është një e keqe që duhet të luftohet duke refuzuar të japë ose të marrë dhe duke raportuar atë në organet kompetente.

Kjo në fund të fundit është detyra jonë si qytetar, për të denoncuar të keqen dhe në të njëjtën kohë, në duhet gjithmonë të jemi të vetëdijshëm për të mos përkrahur sjelljen e keqe të disa individëve,  ne nuk duhet të lidhemi me ta ose t’u lakmojmë atyre qofshin edhe të afërmit tanë.

Sot ryshfeti dhe korrupsioni sikur është bërë normale në jetën tonë, dhe ndoshta edhe kemi marrë pjesë në të edhe pa menduar fare!

               

Pasojat e Korrupsionit në Kosovë

 

Siç dihet korrupsioni shkakton shumë dëme të konsiderueshme si në aspektin shoqëror ekonomik, social e politik. Mbetet sfidë e madhe për krerët e Republikës së Kosovës dhe mekanizmat që kanë qasje në përmasimin e kësaj dukurie që e ka kapluar shoqërinë kosovare posaçërisht institucionet ekonomike dhe shtetërore siç janë: KEK-u, PTK-ja,  doganat, universitetet, organet komunale, Administratat dhe institucionet tjera vendimmarrëse shtetërore.

Rritja e madhe e kësaj sëmundjeje mund të shërbejë  si shtrat i ngrohet për zhvillimin e dukurive negative të dëmshme për shoqërinë në përgjithësi e posaçërisht për rinin e cila në Kosovë është jashtëzakonisht në moshë të re,  si një shembull jo i mirë për të ardhmen e tyre.

Mund të konstatojmë se rritja e vazhdueshme e  korrupsionit në përmasa të këtij niveli,  paraqet një problem mjaft kompleks ekonomiko-shoqëror e social, për çka duhet edhe të kihet qasje komplekse për zgjedhjen e këtij problemi.

Qeveria e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me qytetaret e sajë  duhet që sot o kurrë të bëjnë një koalicion të përbashkët, për ti dhënë goditjen e merituar atyre që janë duku aplikuar këtë dukuri çoroditëse në kundërshtim me ligjet në fuqi,  e gjithashtu  edhe me traditat e popullit Shqiptarë. 

 

Dëshira për të jetuar edhe përtej mundësive të dikujt

 

Korrupsioni mund të jetë i lidhur shumë me tendenca materialiste, i cili mund të jetë si shkak i nevojave të vërteta të shkaktuara nga të ardhurat e vogla  apo lakmia,  mund të jetë  edhe dëshira për të jetuar edhe përtej mundësive në kurriz të dikujt tjetër. Të  Korruptuarit  orvaten të  gjejnë mënyra dhe mjete për të bërë presion mbi  qytetaret për  përfitime personale, në vend të ofrimit të shërbimeve të sinqerta që është edhe obligim për njerëzit e vendit të vet e në fund të fundit ata janë tatimpaguesit e këtij shteti dhe ky shtet atyre iu siguron atë pagë që e marrin sado e vogël që mund të jetë, por është nga mundi dhe sakrifica e tyre.

Njerëzit që marrin ose japin ryshfet kanë këto arsye:

1. Unë kam  arsye për të marrë ryshfet, sepse paga ime nuk është e mjaftueshme

2. Nëse unë nuk paguaj ryshfet, puna ime nuk do të bëhet në kohë ashtu siç më nevojitet mua.

3. Unë nuk kërkoj  para, por ata  më ofruan si shenjë falënderimi

4. Nëse unë nuk jap ryshfet, mund të humbi kohë dhe para, pa zgjedhur problemin

 5. Lista mund të vazhdojë deri…

Ata siç duket vetëm mendojmë për përfitime të menjëhershme dhe nuk ndalen të shikojnë  veten në pasqyrë. Për aq kohë sa ryshfeti dhe korrupsioni ekziston, qytetaret e kësaj pjese të rruzullit tokësor, do të jetojnë në mjerim, ankth, e frikë. 

O ti i korruptuar? Ti mund ta dëmtosh sistemin ligjor të Kosovës tonë, dhe ju o matrapaz  mund të pasuroheni në kurrizin e qytetarëve  por dijeni se një ditë keni për të dhënë llogari.

Kontrolloni gjithashtu

Karderinis Isidoros

ISIDOROS KARDERINIS: RICS+: Një zgjerim mbresëlënës

Në agimin e vitit 2024, nga 1 janari, pesë vende të tjera u bënë anëtarë …