RKL: Përkujtohen 400 malazezë të mbytur në det, që kishin ardhur nga Amerika për ta pushtuar Shëngjinin në vitin 1916

RKL: Përkujtohen 400 malazezë të mbytur në det, që kishin ardhur nga Amerika për ta pushtuar Shëngjinin në vitin 1916

Shqipëria vend-varrezë e madhe, “mikpritëse” e çoroditur e eshtrave të kriminelëve e vrastarëve grekë, serbë e malazezë, italianë e gjermanë

Është përkujtuar në Shëngjin, 104 vjetori i të ashtuquajturit, “Titaniku i Malit të Zi”, kur në fund të vitit 1915 u mbytën në det 400 emigrantë nga Mali i Zi, që po vinin nga Amerika, me qëllim për të luftuar në marrjen e qytetit të Shëngjinit, ashtu sikur parashihte marrëveshja e tradhtarit me damkë Esad Pashë Toptanit me kryekriminelin  e Ballkanit të asaj kohe, Nikolla Pashiq. Anija ku po udhëtonin emigrantët u ndesh me një minë nënujore dhe u fundos në afërsi të portit të Shëngjinit. Në përkujtim të kësaj dite në Shëngjin u organizua një aktivitet ku të pranishëm ishin autoritetet malazeze, shqiptare si dhe pasardhës të viktimave. Ata hodhën kurora me lule në det, ndërsa përfaqësuesit e autoriteteve, të pranishëm, u shprehen se është e nevojshme ngritja e një përmendoreje në kujtim të kësaj ngjarjeje. Duhet të vazhdojmë përpjekjet tona të përbashkëta për vendosjen e një pllake përkujtimore për këtë ngjarje të rëndësishme të popullit malazez. Kjo duhet të realizohet midis bashkisë së Lezhës, ambasadës së Malit të Zi dhe ministrive përkatëse të dy vendeve tona”, tha Marinko Çullafiq, kryetari i Komunitetit Malazez në Republikën e Shqipërisë. Emigrantët që u mbytën në det 3 milje larg Shëngjinit po vinin nga Amerika për të luftuar në Mal të Zi, shtet kukull i Rusisë që pretendonte ta pushtonte edhe veriun e Shqipërisë. Shtetit por edhe populli mikpritës shqiptarë, është i vetmi shtet dhe i vetmi popull në botë që u ngri përmendore  armiqve, vrastarëve,  kriminelëve serbë, malazezë bullgarë e grekë.

Ngritja e dhjetëra memorialëve për mijëra grekë të cilët në vitin 1941 kishin luftuar për ta pushtuar jugun e Shqipërisë, është damka më e zezë që Shqipëria “demokratike” ka pranuar, duke shkelur, fyer e përbuzur gjakun e bashkëkombësve të vet. Po kështu së shpejti në mënyrë tinëzare, Ilir Meta, do ta nënshkruajë edhe marrëveshjen me Malin e Zi për ngritjen e një obelisku për 10.000 kriminelët malazezë, serbë e rusë, të cilët luftuan për ta pushtuar Shkodrën prej vitit 1913 e deri në vitin 1916. Malazezët kanë ngritur një kryq të madh, me lejen e Shtetit shqiptar, në vendin ku parashihet të ngrihet obelisku.

Shumë historianë shqiptarë pushtimin e Shkodrës nga Malin i Zi e konsiderojnë si luftë, turko-malazeze, sepse në mbrojtje të Shkodrës, ishte gjenerali turk, Hasan Riza Pasha. Në shenj kujtimi për këtë komandant, Gjergj Fishta kishte shkruar edhe epitafin në monumentin e tij në Shkodër. Ai kishte pasur konsideratën numër një për këtë Pasha që dha jetën e tij për ta mbrojut qytetin e shqiptarët, por këtë relacion që pati Fishta me Hasan Riza Pashën nuk e gjeni dot në histori, sepse shumë studiues torollakë e mendje çoroditur  mendojnë  se kjo e fyen Gjergj Fishtën.

Kontrolloni gjithashtu

Shukri Buja

Shukri Buja rrëfen sesi iu ka shmangur shokëve të luftës, me frikë nga akuzat për ndikim te dëshmitarët

Komandanti i Zonës Operative të Nerodimes, gjatë luftës, Shukri Buja, ka bërë të ditur  se …