Albin Kurti

RKL: Si e lakon Albin Kurti konstatimin: Targat janë zgjidhur, zgjedhjet janë shtyrë, çka kërkon tjetër Vuçiqi?

Albin Kurti, nuk është aq i padijshëm sa për të mos i  kuptuar  favoret  dhe epërsitë e  Serbisë, në raport me Kosovën, dhe prapë se prapë rrah gjoks, duke menduar se do ta shtyjë në konflikt Amerikën me Serbinë, edhe pse kjo nuk do të ndodh kurrë, sepse është vetë Amerika, e cila po ia trason rrugën Kurtit për një marrëveshje përfundimtare me Serbinë, por me kompromisin brenda, dhe jo me pavarësinë brenda.

Kryeministri i Kosovës dhe ministri i tij, Xhelal Sveçla, nuk besoj se e kanë përkrahjen e të shumicës së votuesve të Vetëvendosjes, por përderisa është kështu si është, të dy këta mbajnë përgjegjësi të madhe për të ardhmen e Kosovës, nëse gjendja eskalon edhe më tej. Kurti e Sveçla sa herë kanë ndërhyrë në Veri, kanë sharruar dhe nuk kanë arritur të nxirren vetë, por gjithnjë me ndihmën e KFOR-it dhe Policisë së EULEX-it dhe prapë se prapë nuk po mbushen  mend.

Aktualisht situata në veriun e vendit nuk mund të kthehet më në gjendjen, që ishte para tre katër  muajve. Serbët e atjeshëm  nuk i njohin më, as i përfillin institucionet e Kosovës, tani nuk janë as pjesë e tyre, sepse kanë dhënë dorëheqje nga të gjitha vendet ku kanë punuar. Kjo nuk është vetëm nga ” të  arriturat” mendjelehta  të Albin Kurtit, por janë planet e Serbisë, është karremi i Serbisë, të cilin e ka kafshuar Qeveria e Kosovës dhe tashmë situata është krejtësisht në favorin e Vuçiqit, i cili po e kushtëzon krijimin e Asociacionit dhe po tregon hapur se serbët e tij, kurrë më nuk do të jenë pjesë e institucioneve të Kosovës, por do të organizohen dhe do të veprojnë në kuadër të Asociacionit me kompetenca ekzekutive, i tillë çfarë është nënshkruar, pa i marrë në konsideratë mospajtimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

I gjendur në pozitë pa rrugëdalje, Albin Kurti është detyruar të bëjë një varg lëshimesh, por gjithnjë duke i modifikuar, gjithnjë duke manovruar, me qëllim që të duken si veprime të tij autentike, ndërsa kur i has sharra në gozhdë, ankohet te ish-qeveritë, pse nuk i kanë  zgjidhur punët, por ia kanë lënë që ai t’i zgjidh, kur t’i vijë radha të bëhet kryeministër. Është ky një konstatim i mjerë dhe naiv, i cili tregon gjendjen e tij pa rrugëdalje, ashtu sikur është edhe ankimi i fundit drejtuar opinionit kur  thotë se:  Targat janë zgjidhur, zgjedhjet janë shtyrë, çka kërkon tjetër Vuçiqi?

Kurti e pranon se Vuçiqi po i realizon kërkesat e tij, madje do t’i realizojë të gjitha, një nga një, pavarësisht ankimeve  të Kurtit “se boll kemi bërë lëshime”. Por kjo puna e lëshimeve është  si kalimi i miut nëpër mjekrën e plakut, pasi tashmë lëshimet janë bërë rrugë e vetme, pavarësisht si quhen ato, koncesione, tërheqje, zmbrapsje, tërheqje taktike,  por jo me emrin e vërtetë, kompromise, fjalë eufemistike që nuk e thotë  dot Kurti, përderisa ka sa e sa homonime, pasi gjuha shqipe është shumë e pasur me këtë “vokabular” fjalësh e togfjalësh.

Të gjitha lëshimet, që janë bërë dhe që do të bëhen janë kompromise, në të cilat Serbia fiton 8 me dy, sepse në radhë të parë e ka forcën prapa, e ka përkrahjen pa rezervë të Lajçakut e Borellit, e ka përkrahjen  e aleancës historike  e faktike të Francës, deri diku edhe të Gjermanisë dhe përkrahjen historike të Rusisë, e cila e ka formuar Serbinë shtetet të vetin, shtet  xhandar në Ballkan, por edhe me ndihmën e pakursyer të shumë shteteve të Evropës.

Kurti, është aq i dijshëm sa për t’i  kuptuar këto favore  dhe epërsi të Serbisë dhe prapë se prapë rrah gjoks, duke menduar se do ta shtyjë në konflikt Amerikën me Serbinë, edhe pse kjo nuk do të ndodh kurrë, sepse është vetë Amerika, ajo  e cila po ia trason rrugën Kurtit për një marrëveshje përfundimtare me Serbinë, por me kompromisin brenda, dhe jo me pavarësinë brenda.

Tash për tash Kurti konstaton se “çështja e targave është zgjidhur, ndërsa edhe zgjedhjet në veri janë shtyrë, ndaj Serbia nuk ka më asnjë justifikim për sulmet dhe trazirat”. Krejt kjo nënkupton se  deri tani Serbia paska pasur arsye për sulme dhe trazira, por tani  nuk paska, pasi Kurti është tërhequr nga veprimet në veri, sepse zonja Vjosa Osmani, pa apo me pëlqimin e kryeministrit dhe ministrit të tij, i shtyu zgjedhjet në veri deri më 23 prill, 2023, dhe dihet mirëfilli se as në atë datë, as kurrë më nuk do të mbahen zgjedhje të organizuara nga Kosova në Veri, por vetëm nga Asociacioni, Republika e ardhme serbe e Kosovës. Ky është tash për tash rezultati që ka korrë Qeveria e Kosovës, në Veri, duke bërë eksperimente me qëllim që të tregojë se Vetëvendosja po i mbanë premtimet për kthimin e ligjit në veri, por ja që nuk po shkon, nuk po mund të bëjë më shumë, edhe pse kishte premtuar se në veri kurrë nuk do të ketë Asociacion një etnik.

Kur të marrë vendim për Asiciacionin, Kurti sërish do ta zbrazë mllefin te ish qeveritë, të cilat i kanë lënsë shumë punë pa u krye dhe kanë pritur që ato t i kryejë ndryshme Albin Kurti, po ja që nuk po mund të ndryshojë asgjë përveç ankimeve dhe retorikës boshe, tashmë të katandisur e të rënë për tokë siur bie dushku i vjeshtës.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …