RKL: Sot në Prishtinë u mbajt një protestë e fuqishme popullore e organizuar nga PSD-ja dhe e përkrahur nga shumë qytetarë

RKL: Në Prishtinë u mbajt një protestë e fuqishme popullore e organizuar nga PSD-ja dhe e përkrahur nga shumë qytetarë

Protesta  në Prishtinë do të mbahet mend për shumë kohë  dhe për disa arsye.

Në radhë të parë është protesta e parë masive e mbajtur, në Prishtinë prej kur kanë marrë qeverisjen e vendit, Albin Kurti e Vjosa Osmani.

Po kështu, protesta do të mbahet mend edhe për shpërfilljen që i bënë tri partitë e opozitës, por jo edhe disa zyrtarë e deputetë, të cilët u panë në protestë, jo vetëm sa për sy e faqe, por me qëllim për të shprehur pakënaqësinë me keqqeverisjen e mashtrimin që po u bën qytetarëve, Qeveria e Kosovës.

PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja, duket se nuk kishin besuar se PSD-ja do të mund të organizonte një protestë të tillë, andaj edhe e anashkaluan atë, jo për shkak të pandemisë, të paktën këtë fakt nuk e kanë përmendur paraprakisht,  dhe tani nund ta përdorin si arsyetim.

Protesta artikuloi shumë qartë zërin e qytetarëve të pakënaqur me masat që ka paraparë Qeveria për shtrenjtimin e energjisë elektrike, ndërsa organizatori paralajmëroi se do të mbahen  edhe protesta të tjera më masive për të kundërshtuar vendimin e Qeverisë, që të kursejë buxhetin “e vet” në dëm të qindra mijëra familjarëve të vendit,  duke rënduar dyfish  buxhetin e taksapaguesve, të po këtyre qytetarëve të cilët, për çdo vit  mbushin buxhetin e Qeverisë.

Gjatë vitit të fundit, PSD-ja me shumë aktivitete, ka treguar se është parti serioze, e cila është vënë në mbrojtje të interesit të qytetarëve, jo për të vazhduar praktikat e dikurshme të përbashkëta me Vetëvendosjen, por duke u ndarë përfundimisht nga ajo dhe duke ia zbuluar të gjitha kauzat mashtruese.

Sot në Prishtinë u protestua me të drejtë.

Qytetarët, nuk duhet ta lejojnë shtrenjtimin e energjisë elektrike, për shkak se Kosova ka resurse energjetike me bollëk dhe ata nuk janë fajtorë, pse partitë politike  dhe  sa e sa sa ish qeveri të kaluara,   nuk kanë arritur as arrijnë marrëveshje për shfrytëzimin me bashkëpunim e mirëkuptim të atyre resurseve.

Qytetarët gjithmonë kanë të drejtë, sepse ata me tatimet  që i paguajnë shtetit mbushin buxhetin e vendit, të cilin e shfrytëzojnë për veten e partitë e tyre, ata që arrijnë pa marrin qeverisjen.

Ngritja e vetëdijes qytetare për pozitën e vet sociale, duhet të jetë arma më e fortë, të cilën duhet ta përdorë ai për ta mbrojtur në radhë të parë interesin e vet në një sistem, që nuk e njeh barazinë sociale, edhe pse thirret në emër të saj.

PSD-ja mund të bëhet lidere e opozitës, nëse vazhdon ta rrisë përkrahjen e  qytetarëve, pikërisht në momentet kur atyre u duhen udhëheqës të drejtë, parimorë e të vendosur.

Lëndimi i tre policëve, edhe pse me keqardhje nuk e ka dëmtuar protestën e sotme, e cila ka artikuluar një zë të fuqishëm qytetar, të cilin e ka dëgjuar mirë Qeveria, e cila  përnjëherë u mundua ta ironizojë,  në mënyrën  më të ligë të mundshme.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …