Vetëvendosja: Është me rëndësi që kryetari Hashim Thaçi të mos jetë në krye të Grupit të Unitetit

RKL: Vetëvendosja sado që i gëzohet balotazhit edhe atë do ta humb, në mos më shumë, gjysmën po se po

Zyrtarët të lartë të Vetëvendosjes si Flora Pacolli, Haki Abazi e të tjerë, krejt “ymytin” e kanë varur  te balotazhi, në 12 komuna, ndërsa  hezitojnë të flasin dhe të pranojnë se në 17 komuna, gati gjysma e komunave  të vendit pa ato serbe, kanë fituar pa balotazh partitë e opozitës.

Në një situatë të tillë duhet të kënaqesh me pak, që është gjithsesi më mirë se aspak.

Vetë fakti se Vetëvendosja e Albinit dhe Lista Guxo e Vjosës, nuk kanë fituar as edhe një parti pa balotazh, në zgjedhjet e 17 tetorit flet më së miri për katandisjen, e koalicionit qeveritar, veçmas të Vetëvendosjes  kur  dihet se edhe Nisma e cila nuk arriti të kalojë pragun në zgjedhjet e 14 shkurtit, (për fajin e vet), ka fituar në një komunë, në komunën ku e ka edhe bastionin, në Malishevë, PDK-LDK dhe AAK, kanë fituar në 16 komuna, ndërsa Lista serbe, ka fituar në të gjitha komunat, gjysma e të cilave janë fshatra për nga numri i banorëve, por janë themeluar si komuna me insistimin e faktorit ndërkombëtare, me rastin e të ashtuquajturit decentralizim, disa vjet më parë,

Vetëvendosja do të përpiqet të përdor çdo formë, çdo metodë e çdo mjet që të fitojë në ndonjë komunë dhe me siguri se do të fitojë në ndonjërën, në të kundërtën nëse humb në balotazh, ajo vetë do të duhej të shpallte zgjedhjet e jashtëzakonshme, sepse nuk qeveriset në një shtet,  kur nuk ke fituar as edhe një komunë.

Humbja katastrofale  e zgjedhjeve vendore nga Vetëvendosja, tregon më së miri se ku rri, ku del në sipërfaqe dhe ku struket elektorati i kësaj partie.  Ku janë ata anëtarë të partisë, ku është 50 përqindëshi, ku fshihet, pse nuk voton. Këto dilema vënë në pikëpyetje të madhe fitoren e 14 shkurtit. Pse ata votues ngecën në secilën komunë? A mos ndoshta ishte mërgata ajo që ia dha votat në zgjedhjet e pëegjithshme, dhe tani e zhgënjyer, për arsye që ajo i di e kurseu nga ndihma.

Si duket edhe dërgimi i forcave ROSU në veri të vendit, nuk u mendua mirë, edhe pse nuk kishte vetëm efekt elektoral

Këto janë pyetje në të cilat duhet të përgjigjet Vetëvendosja para elektoratit të vet, por edhe para të gjithë qytetarëve të Kosovës, sepse ta qeverisësh një shtet, me pretendimin se ke fituar 50 për qind të votave në zgjedhjet e përgjithshme, ndërsa fiton vetëm 22 për qind në zgjedhjet vendore, shihet fare qartë si diçka e madhe ka ngecur brenda partisë.

Duket se gabimi që bënë krerët e kësaj partie në mbështetjet në Agim Bahtirit, nuk ishte i vetmi, gabime të tilla bënë edhe në Shtime, në Ferizaj ku caktuan një kandidat të papërgjegjshëm për kryetar, i cili ditën e fundit të fushatës  premton se do ta themelojë festivalin ku për çdo vit të do zgjidhet “miss-gjyshja” e broçkulla të tjera si këto…

Kontrolloni gjithashtu

Ylli Mece

YLLI MEÇE: POLITIKA – INDUSTRIA E PRODHIMIT TË KRIMIT NË VENDIN TONË

POLITIKA – INDUSTRIA E PRODHIMIT TË KRIMIT NË VENDIN TONË Nuk ka ndodhur kurrë gjatë …