Albin Kurti

Jam i etur të bashkëpunoj me secilën komunë dhe të arrij në çdo shtëpi, thotë Albin Kurti pas humbjes së zgjedhjeve vendore

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka mbajtur një konferencë për gazetarë foli për mbarëvajtjen e këtyre zgjedhjeve. Ai iu ka përgjigjur edhe pyetjeve të gazetarëve sa i përket rezultatit të kësaj partie nëpër komuna. Duke folur për kryeqytetin, ai  tha se beson që Arben Vitia do të jetë kryetar i Prishtinës. “Arben Vitia është në garë për Prishtinën ku prin qartazi dhe jo vetëm shpresoj por besoj që ai do të jetë kryetar i kryeqytetit dhe me datën 15 nëntor do ta marrë detyrën aty ku kanë thënë qytetarët e kryeqytetit”, ka deklaruar Kurti. Jam i etur të bashkëpunojë me secilën komunë që vlera tona të përbashkëta të arrijnë në çdo shtëpi.  Kurti mendon se do t i fitojë të gjitha komunat në balotazh dhe do të qëndrojë pranë çdo kryetari komune që dëshiron të bëjë reforma. Kjo është një festë e madhe e demokracisë ka thënë Kurti, pa folur për shkaqet e humbjes në zgjedhjet e djeshme vendore.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …