Robert O’Brien: Gjeopolitika globale po ridizajnohet me një ndarje midis shteteve demokratike dhe autoritare

Robert O’Brien: Gjeopolitika globale po ridizajnohet me një ndarje midis shteteve demokratike dhe autoritare

Këshilltari për Siguri Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Robert O’Brien, thotë se gjeopolitika në botë po riformësohet me një ndarje midis shteteve demokratike dhe autoritare, ndërsa më shumë vende e kuptojnë kërcënimin e paraqitur nga Kina. O’Brien, i cili zëvendësoi John Boltonin në shtator të vitit 2019, tha se kjo situatë ndryshon nga ajo e epokës së Luftës së Ftohtë, kur Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Sovjetik ndanë një pjesë të botës në dy kampe, pasi, sipas tij, në atë kohë kishte dhjetra vende që nuk u bashkuan me asnjërën fuqi. Ai renditi Rusinë, Iranin dhe Kinën midis regjimeve autoritare të botës dhe tha se shtetet e tjera “po lëvizin në atë drejtim”. Ai përshkroi disa nga shtetet autoritare si demokraci “pseudo” të drejtuara nga një parti, ose një individ i fuqishëm siç janë Rusia, Bjellorusia dhe vendet në Azinë Qendrore.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …