leoni

Sot në Bruksel mbahet takimi i radhës në mes të delegacionit të Kosovës dhe atij të Serbisë

Sot në Bruksel më ndërmjetësimin e BE-së mbahet takimi i radhës në mes të Kosovës dhe Serbisë

Në Bruksel sot do të mbahet takimi mes Kosovës dhe Serbisë. Takimi i sotëm mbahet me ftesë të Emisarit Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak. Delegacioni i Kosovës, i prirë nga Koordinatori Shtetëror Skender Hyseni, ka udhëtuar gjatë së mërkurës për në Bruksel, ku sot pritet edhe të zhvillohet takimi i radhës me delegacionin nga Serbia. Në këtë takim do të diskutohet për zgjidhjen e pretendimeve financiare dhe çështjet e pronës mes Kosovës dhe Serbisë. Me ndërmjetësimin e Lajçakut, në këtë takim, delegacionet do të vazhdojnë diskutimin e filluar në takimin e kaluar rreth kësaj çështjeje. Për të cilin takim kryeministri Hoti thotë se ekipi kosovar është i kompletuar dhe i përgatitur për të diskutuar obligimet financiare.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …