leoni

Robert Pszczel thotë në Beograd së NATO nuk është kundër transformimit të FSK-së në Ushtri të Kosovës

Robert Pszczel thotë në Beograd së NATO nuk është kundër transformimit të FSK-së në Ushtri të Kosovës

Zyrtari i lartë nga Departamenti i Diplomacisë Publike në NATO, Robert Pszczel gjatë një konference për media në Beograd ka thënë se NATO nuk është kundër krijimit të ushtrisë së Kosovës, por ka kërkuar që procesi i transformimit të bëhet në përputhje me Kushtetutën. Pszczel ka theksuar se transformimi i forcave të sigurisë së Kosovës është e drejtë e qeverisë nga Kosova. Mirëpo, ai theksoi se çdo formë e transformimit duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe me konsultime me bashkësinë ndërkombëtare. “Nëse do ua merrnim atë të drejtë, e dimë se si do të jetë situata atje dhe çfarë kuptimi do të kishte”, deklaroi Pszczel. Sipas tij, nuk planifikojnë plane për zvogëlimin e forcave të KFOR-it në Kosovë, por misioni i tyre varet edhe nga gjendja e sigurisë në vend. Qëndrimi i NATO-s është se duhet të vazhdohet kërkimi për një zgjidhje të pranueshme për të gjitha palët, theksoi Pszczel.

Kontrolloni gjithashtu

Jugo-aktori Enver Petrovci është pjesë e filmit më të ri serb të titulluar, ‘Konsulli Rus’, shkruan Gazeta Metro

Jugo-aktori Enver Petrovci është pjesë e filmit më të ri serb të titulluar, ‘Konsulli Rus’, shkruan Gazeta Metro

Jugo-aktori Enver Petrovci është pjesë e filmit më të ri serb të titulluar, ‘Konsulli Rus’, …