Rose Gottemoeller: Aleanca Veri-atlantike mbështet formimin e Ushtrisë së Kosovës

Rose Gottemoeller: Aleanca Veri-atlantike mbështet formimin e Ushtrisë së Kosovës

Zëvendës-sekretarja e përgjithshme e NATO-s, Rose Gottemoeller, deklaroi se Aleanca Veri-atlantike mbështet formimin e ushtrisë së Kosovës. Është e rëndësishme që Kosova të vazhdojë procesin e reformave që përfshin formimin e forcave profesionale të sigurisë. Do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me zyrtarët e Kosovës dhe të mbështesim misionin e KFOR-it, në Kosovë. Mendoj se është e rëndësishme që nga baza në Bondsteel të mbahet siguria në rajon dhe të ndihmohet në formimin e ushtrisë profesionale të ushtrisë së Kosovës”, tha ajo në prag të Samitit të NATO-s në Bruksel. Ai tha se NATO inkurajon fuqishëm vazhdimin e dialogut, Prishtinë-Beograd me ndërmjetësimin e BE-së. Jemi të vetëdijshëm për aspirimin e Kosovës për anëtarësimin në BE dhe NATO, por duhet kaluar një rrugë të gjatë deri te kjo. Është e rëndësishme që Kosova të vazhdojë dialogun me Beogradin dhe të jetë i suksesshëm, dhe të sjellë zgjidhje” ka nënvizuar zonja, Rose Gottemoeller.

Kontrolloni gjithashtu

Kathimerini: Nënë Tereza kishte lidhje të fshehta me regjimin e Enver Hoxhës dhe financime të dyshimta

AP e Kombeve të Bashkuara caktoi 5 Shtatorin, përvjetorin e vdekjes së Shën Nënë Terezës, si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përmes një rezolute të veçantë caktoi 5 Shtatorin, …