leoni

Rrahman Jashari

Rrahman Jasharaj kërkon nga Kurti, të mos krijojë përçarje mes mërgimtarëve dhe qytetarëve të Kosovës

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Albin Kurti, lidhur me vizitën e tij në diasporë dhe vlerësimet për atdhetarinë e mërgatës. Në një deklaratë për mediat, Jasharaj tha se kryeministri po përpiqet të krijojë përçarje mes diasporës dhe qytetarëve të Kosovës, duke theksuar se “patriotët” janë të pranishëm si brenda, ashtu edhe jashtë vendit. Sipas Jasharajt, diaspora ka luajtur një rol të rëndësishëm për vendin, por në Kosovë gjithashtu ka njerëz të përkushtuar që kanë kontribuar dhe vazhdojnë të kontribuojnë për të mirën e vendit. Ai i kërkoi Kurtit që të mos përdorë përçarje në ndjekje të votave dhe të qëndrojë më tepër në Kosovë, duke thënë: “Kryeministër, ne ishim dhe jemi në Kosovë, e ti më shumë je jashtë.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Speciale në Hagë ia ka vazhduar masën e paraburgimit, të pandehurit, Isni Kilaj

Gjykata Speciale arrestoi ish-kryetarin e komunës së Malishevës, Isni Kilaj

Gjykata Speciale ka arrestuar të enjten ish-kryetarin e Komunës së Malishevës, Isni Kilaj, në shtëpinë …