leoni

Dastid Pallaska

Avokati, Dastid Pallaska, thotë se Qeveria Kurti pretendon diktaturën, për të mbajtur pushtetin pa rezultate

Avokati, Dastid Pallaska,  njohës i çështjeve politike, ka kritikuar ashpër Qeverinë e drejtuar nga Albin Kurti, duke thënë se kjo qeveri nuk di të qeverisë. Ai theksoi në një postim në Facebook se, pavarësisht fitores prej 50.01% të votave, Lëvizja Vetëvendosje nuk ka mundur të arrijë rezultate të dukshme dhe nuk ka aftësinë për të udhëhequr. Pallaska akuzoi shumicën e pushtetarëve se nuk kanë pasur asnjë përvojë pune përpara se të merrnin funksionet politike dhe shtoi se, për shkak të paaftësisë për të qeverisur, ata po synojnë të krijojnë një regjim diktatorial për të mbajtur pushtetin pa pasur asnjë rezultat të dukshëm. Ai përfundoi se ky është një plan për t’u mbajtur të punësuar në administratën publike pa kontribuar realisht në punë.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Speciale në Hagë ia ka vazhduar masën e paraburgimit, të pandehurit, Isni Kilaj

Gjykata Speciale arrestoi ish-kryetarin e komunës së Malishevës, Isni Kilaj

Gjykata Speciale ka arrestuar të enjten ish-kryetarin e Komunës së Malishevës, Isni Kilaj, në shtëpinë …